Mitrovicë, shpërthim pranë stacionit policor
MITROVICE- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth mesnatës në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete si dhe janë thyer edhe disa xhama në një ndërtesë që ndodhej pranë vendit të shpërthimit.
“Nuk ka të lënduar dhe as të dyshuar për momentin”, ka thënë Hoti.
Agjencia e lajmeve Kosovapress, informon se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete të markës “Audi” pa targa dhe një “Renault Clio”, si dhe një automjet tjetër i organizatës “Jazas”.
Sipas burimeve të cilat u referohet kjo agjenci, objekt i sulmit ka qenë automjeti i një përkthyesi serb të EULEX-it, Aleksandar Paunoviç.
Policia e Kosovës nis hetimet për të zbuluar autorët e shpërthimit.
(s.g/balkanweb)