E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Dialogu politik nuk eshte ne tavoline

Dialogu politik me Serbine nuk eshte ne tavoline as te Prishtines, por as te Brukselit e Uashingtonit, thote ne nje interviste per radion Evropa e Lire, kryeministri Hashim Thaci. Ai hedh poshte cdo aranzhim qe del jashte pakos se Ahtisarit per veriun, ndersa thote se Prishtina eshte e gatshme te vazhdoje dialogun per ceshtjet teknike

Pas anulimit te bisedimeve te fundit ne Bruksel, gjithnje e me teper po flitet per nisjen e nje dialogu politik me Serbine. Eshte thene se edhe ju mbeshtesni nje dialog te tille?

Prej vitit te kaluar kur Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ka rekomanduar dialogun per ceshtje teknike mes shtetit te Kosoves dhe Serbise, pastaj Parlamenti i Kosoves ka marre vendim dhe Qeveria e Kosoves ka filluar dialogun ne Bruksel me Serbine, mund te them se eshte hapur nje proces i ri, ai i ceshtjeve te dialogut teknik. Tani kemi tri konkluzione te perbashketa, kemi edhe marreveshjen mes shtetit te Kosoves dhe te Serbise per vulat doganore, dialog ky qe udhehiqet nga Bashkimi Evropian i mbeshtetur nga SHBA-te. Kemi edhe planin e perbashket operacional te Qeverise se Kosoves dhe te gjitha autoriteteve nderkombetare qe ka filluar te implementohet ne veri ne pikat 1 dhe 31, ku kemi policine e Kosoves dhe doganieret e Kosoves. Pra, dialogu do te vazhdoje, dialogu i ceshtjeve teknike. Natyrisht se do te ishte jashtezakonisht e rendesishme qe te ndodhe njohja reciproke mes shtetit te Kosoves dhe Serbise, qe eshte zgjidhja me e mire dhe me e pranueshme per gjithe boten. Ky do te ishte mesazhi me i mire per paqen, stabilitetin, bashkepunimin rajonal dhe perspektiven euro-atlantike te popujve dhe vendeve tona. Keshtu qe mendoj se dialogu teknik do te vazhdoje, por do te ishte me interes qe te ndodhe njohja ne mes dy shteteve tona, ne menyre qe te hapet perspektiva evropiane per vendet tona.

Marre parasysh qendrimet aktuale te Qeverise se Serbise, nje njohje eventuale nuk duket ne horizont. Gjate kesaj periudhe, a do te kete apo jo dialog politik?

Fillimisht me rendesi eshte qe Serbia te pranoje realitetin e ri te krijuar ne Kosove, ndersa njohja te ndodhe gradualisht nga Serbia per shtetin e Kosoves dhe nga Kosova per shtetin e Serbise, qe te vazhdojne rrugen e tyre euro-atlantike si dy vende sovrane. Dicka e tille cka ju po pyesni as qe eshte ne tavolina te punes se ndokujt as ne Prishtine, as ne Bruksel e as ne Uashington. Por, ne te njejten kohe jemi shume te pergjegjshem per vazhdimin e dialogut per ceshtje teknike. Natyrisht se do te duhej te ndodhte gradualisht edhe mirekuptimi dhe gatishmeria e lidershipit politik te Prishtines dhe Beogradit per nje marreveshje te fqinjesise se mire dhe njohjes reciproke.

Pra, per te qene me konkrete, ju nuk e mbeshtesni nje dialog politik pa njohjen nga ana e Serbise?

Me Serbine do te kete vazhdimisht raporte sikurse me vendet tjera fqinje. Dicka e tille nuk eshte ne tavolinat e kryeqyteteve tona, as ne Prishtine, as ne vendet e BE-se as ne SHBA, por gjithe bota e mbeshtet ndertimin e raporteve te fqinjesise se mire dhe ndonje marreveshje te perbashket per njohje reciproke.

Ne anen tjeter, ne veri ne vend se te hiqen, vetem sa po perforcohen barrikadat. Nderkohe, po qarkullojne idete qe veriu mbase duhet te vendoset nen nje administrim nderkombetar. Cili eshte qendrimi juaj?

Zgjidhja e vetme edhe per veriun si per gjithe Kosoven eshte implementimi i plote i dokumentit te presidentit Ahtisaari, pra rend dhe ligj, demokraci, zhvillim ekonomik, zgjedhje te lira, lidership legjitim, bashkepunim i ngushte i institucioneve te Republikes se Kosoves me ato lokale. Qeveria e Kosoves nuk eshte ne konflikt me qytetarin ne veri, Qeveria e Kosoves eshte mjaft e zotuar per te qene sa me afer qytetareve ne veri, te punoje me ta, te respektoje vullnetin e tyre, te vazhdojme te investojme ne infrastrukture, te ndryshojme jeten e tyre per te mire. Une si kryeminister dhe Qeveria e Kosoves do te jemi ne sherbim te te gjitheve. Zgjidhja e vetme edhe per shumicen e qytetareve ne veri eshte integrimi dhe vec po shprehin gradualisht nje gatishmeri te tille, nje distancim nga grupet ilegale dhe kriminale qe do te ballafaqohen me drejtesine. Prandaj, Kosova edhe ne te ardhmen, ne kete pjese te rajonit do te kete nje angazhim mbikeqyres dhe mbeshtetes nderkombetar.

Kush po e shpreh kete gatishmeri per integrim?

Ne vetem kemi filluar me autoritetet e ndryshme ne veri dhe drejtperdrejt kontaktet me qytetaret, te cilet gradualisht kane filluar definitivisht te shkeputen nga endrra e ushqyer tash e 12 vjet e Beogradit per ndarje te Kosoves dhe te gjithe jane te vetedijshem se nuk do te kete ndarje te Kosoves, se nuk do te kete autonomi, nuk do te kete status special dhe nuk do te kete asnje rrethane, ndonje variacion tjeter te zgjidhjes se ceshtjeve dhe problemeve atje, me perjashtim te dokumentit te presidentit Ahtisari dhe angazhimeve konkrete te Republikes se Kosoves. Dokumenti i Ahtisarit eshte implementuar edhe me formimin e komunave te reja, qe tani jane model i jetes se mire dhe suksesit si komuna e Shterpces, Ranillugut, Gracanices dhe Kllokotit.

Keni thene se problemet ne veri nuk mund te zgjidhen brenda disa oreve. A nenkupton kjo, qe per te bindur serbet e Mitrovices per te larguar barrikadat, do te duhet megjithate ndihma e Beogradit?

Ne asnje rrethane nuk duhet t'i identifikojme qytetaret serbe ne veri me barrikadat dhe mentalitetin izolues dhe bllokues. Qytetaret ne veri kane vullnet te mire per jete te re, kane vullnet per Kosoven evropiane, kane vullnet per zhvillim, kane vullnet per jete te re, kane nevoje per krijimin e vendeve te reja te punes dhe rritjen e mireqenies sociale. Dicka te tille do te vazhdoje ta beje Qeveria e Kosoves, te jete sa me afer tyre. Natyrisht se keto 12 vite jane vite te humbura per ata qytetare atje, por ne do te vazhdojme me veprimet tona afirmative qe te fillojme me zhvillimin ekonomik, te vazhdojme me projekte konkrete per te ndryshuar jeten e tyre sa me mire, qofte me ndertimin e shkollave te reja, ambulancave, kanalizimeve, ujesjellesve, trotuareve, rrugeve, urave ajo se cka kane nevoje. Pra, Qeveria e Kosoves do te jete ne sherbim te nevojave te qytetareve ne veri.

Here pas here, qe nga 25 korriku, ne veri ka pasur dhune qe ka lene edhe te vrare dhe te plagosur. Pas 16 shtatorit, ju keni pasur mbeshtetjen edhe te EULEX-it per veprimet ne veri. Por, perse deri sot, kryesit e krimeve nuk jane sjelle para drejtesise?

Ata qe kane djegur piken doganore 1, ata qe kane ushtruar dhune dhe kane vrare policin e Kosoves, ata qe pretendojne te provokojne dhune ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe autoriteteve kosovare, natyrisht se do te ballafaqohen me drejtesine. Ne kemi aktakuzat e para, por perseri e theksoj se ne asnje rrethane keta njerez qe perdorin dhunen, nuk duhet te identifikohen me shumicen e qytetareve ne veri. Ata duan paqe, duan stabilitet, zhvillim ekonomik, jete te re dhe duan te kene rend demokratik, shoqeri multietnike. Kjo me eshte zotuar edhe mua dhe une do te vazhdoj te punoj me te gjithe qytetaret pa dallim etnie ne veri dhe une vazhdoj t'iu dergoj mesazh te gjithe qytetareve serbe ne veri se zgjidhja e tyre eshte integrimi dhe ne asnje rrethane barrikadat apo vete izolimi. Duhet definitivisht te kemi nje qasje te re, nje politike te re, nje afrim me qytetaret atje ne menyre qe te kemi dhe te ndjehet dora apo autoriteti i ngrohte i institucioneve te Kosoves edhe ne veri.

Por, sa do te mund te vazhdoje nje situate e tille. Dihet qe edhe me tej, policet e doganieret po transportohen ne pikat kufitare me helikoptere. Ka ndonje afat kohor?

Me rendesi eshte qe eshte garantuar integriteti territorial i Republikes se Kosoves, sovraniteti po forcohet, policet dhe doganieret jane ne piken 1 dhe 31. Te gjitha rruget e kontrabandes jane te bllokuara, rruget alternative. Jane reduktuar maksimalisht rrjetet e krimit te organizuar, qe qarkullonin nga Serbia ne Kosove, natyrisht qe ka shume per te bere, por ne te njejten kohe per aq sa ne jemi te vendosur per rend dhe ligj po aq Qeveria e Kosoves eshte e vendosur per demokraci, zhvillim ekonomik atje, ne menyre qe njerezit definitivisht te fillojne nje jete te re, ne Kosoven e re, ne Kosoven evropiane, ne Kosoven atdhe te te gjithe qytetareve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›