E Diel, 1 Nëntor 2026

Posti i drejtorit tё Teatrit tё Komedisё zbardhet në 28 shkurt

Pritet qё tё hёnёn, mё datё 28 shkurt, tё bёhet i njohur emri i cili do tё mbajё postin e Drejtorit tё Teatrit tё Komedisё, institucionit mё tё ri tё artit nё Shqipёri.

Nё garё pёr kёtё vend janё dy kanditadura. Teatri i Komedise do te kete ne perberjen e tij nje strukturë e cila do te jetë nga 22 deri me 25 veta, duke perfshirë dhe artistet dhe stafin që do të drejtojë dhe punojë dhe njëkohesisht është lenë që fondi për veprimtarinë artistike të tyre të kryhet përmes projekteve".
 

Teatri i Komedisё, sipas Drejtorit tё Politikave Nikolla Lena ёshtё konceptuar, si njё trupё lёvizёse, ku kryesisht pёrgjatё muajve tё verёs tё japё shfaqje nё qytete tё ndryshme kryesisht ato turistikё. Godina e pёrcaktuar pёr Teatrin e Komedisё do tё jetё salla e vogёl e Teatrit Kombёtarë.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›