Dylan kontrakton gjashtë libra
Muzicienti i famshëm, Bob Dylan, nënshkroi një kontratë me shtëpinë botuese Simon & Schuster për botimin e gjashtë librave të rinj, përfshirë këtu dy vazhdime të autobiografisë së tij të botuar në vitin 2004, “Kronika: Pjesë e Parë”, një memoar ky tejet i lavdëruar për ditë e hershme të tij të kaluara në Greenwich Village, në vitin 1962.
Publikimet e kontraktuara paraqesin një dhuratë të vlefshme për adhuruesit e Dylan, por janë edhe një obligim i madh për shkrimtarët e ardhshëm të biografive nga bota e rok-muzikës dhe filmit, sepse me kronikën e parë Dylan ka vendosur standarde të larta.
Kritikët e krahasuan librin e tij me zbulimin e ditarëve të William Shakespeare, duke e radhitur atë në rang me klasikun e Jack Kerouas “Në Rrugë”.
Ende s’dihet se kur do të dal libri në shitje, e as se cilët kapituj të karrierës së tij dë t’i mbulojnë vazhdimet e memoareve. Në një intervistë të vitit 2006 për revistën ‘Rolling Stone’, Dylan paralajmëroi se vazhdimi do të mund të mbulonte periudhën deri te albumi “Blonde On Blonde”, i vitit 1966.