E Shtunë, 31 Tetor 2026

Potenciale në industrinë e peshkimit

“Industria e peshkimi duhet të kthehet në një nga investimet më me peshë në ekonominë shqiptare për vetë potencialet që ajo paraqet”. Kështu u është drejtuar dje investitorëve ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë  vizitës së inspektimit në fabrikën “Eurofish” në Lezhë. Sipas ministrit,  duhet një koordinim mes kapaciteteve dhe teknologjisë së peshkimit dhe flotave, ndërtimit të porteve dhe merkatove të peshkimit, duke vazhduar me hallkën përfundimtare të zinxhirit, që është trajtimi dhe konservimi. “Prandaj Ministria e Mjedisit, përveç investimeve që po bën në portin e peshkimit në Durrës, së shpejti do të përcjellë edhe në qeveri draftin e ligjit për peshkimin, konsultuar tashmë me grupet e interesit”, tha Mediu. Ai shtoi se të gjitha këto ndërhyrje bëhen në mënyrë të tillë që edhe kjo pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare të vendoset dhe të operojë plotësisht brenda standardeve të legjislacionit europian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›