E Diel, 1 Nëntor 2026

Potenciale te jashtezakonshme Nga Prof. Dr. Sali Berisha, Kryeminister

Viti i kaluar ishte viti, ne te cilin ne ne nje hark kohor me pak se gjashte vjet, ia dolem te rrisim me 11 here numrin e turisteve dhe vizitoreve ne kete vend. Ju garantoj se vitet qe vijne, ky numer do te rritet dhe shume e shume me teper. Shqiperia kete vit vjen si destinacioni me i bukur, me kryesor turistik. Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme, ka brigjet me te bukura, ujerat me te shkelqyera, malet me te virgjera, por mbi te gjitha ka banoret e saj, me nje mikpritje te pashoqe ne Europe dhe ne bote. Ndaj dhe le te shpalosim ne te gjithe mikpritjen tone, te gjitha bukurite e medha natyrore qe kemi, pasurite kulturore dhe do te behemi gjithnje e me te njohur, me te famshem, me me emer te mire ne Europe dhe ne bote, si destinacioni turistik.

***

Keta femije, keta te rinj dhe secili prej nesh ka nje enderr te bukur, ka nje enderr fisnike dhe kjo enderr eshte,"Shqiperia vend i zhvilluar". Na takoi ne fati i madh, merita e vecante, qe ta shnderrojme kete vend ne nje vend te zhvilluar dhe ne do e bejme kete, sepse ne Shqiperine e morem nga honet e historise, nga njeri prej 3-4 vendeve me te varfra te planetit dhe e ngritem sot, ne vend qe ka mbi 7 mije dollare te ardhura per fryme nga 204 dollare qe kishte 18 vjet me pare. Ne do te shnderrojme ne realitet kete enderr, sepse Shqiperine qe nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror, e shnderruam ne destinacionin me te preferuar te ketij viti. Ne do e bejme realitet kete enderr, sepse ne njerez te mundit dhe te djerses, te punes, ia dolem qe keto vite, me te veshtirat per ekonomine e Europes dhe te Botes, vitet e nje cunami te vertete financiare, te qendrojme ne krye te rritjes ekonomike ne Europe dhe nje nga vendet me rritjen me te madhe. Pra ne te gjithe kete perpjekje ne jemi te sigurte se endrren e femijeve tane, endrren e te rinjve tane, endrren tone, "Shqiperia vend i zhvilluar", do ta bejme realitet brenda vitit 2017.

***

Preza, Tirana, mbare Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme, po te ndalesh dhe te mendosh, zor se mund te gjendet nje vend tjeter me i bekuar me i begate ne pasuri natyrore se vendi yne. Ju jeni deshmitare se vetem keto vitet e fundit eshte shpalosur nje potencial i jashtezakonshem turistik, ju jeni deshmitare dhe jeni te vetedijshme se ky vend eshte vendi i vetem ne Europe, Zvicer me det, eshte nje Zvicer me det, sepse malet e saj, jane nder me te bukurat ne Europe dhe vendi yne eshte vendi me malor i Europes, por vendi yne ka gjithashtu rreth 400 kilometra bregdet pa llogaritur ketu brigjet e liqeneve te mrekullueshem. Shqiperia eshte ne vetvete nje Norvegji e vogel ne Ballkan, vendi me i pasur me ujera dhe ne po punojme cdo dite qe ujerat e saj te mos derdhen ne det dhe liqene si te pa vlera, por te vleresohen, te shnderrohen ne energji. Sot ne kete vend jane ne ndertim e siper 36 hidrocentrale, ju garantoj se shume te tjere do te ndertohen gjate viteve te tjera. Shqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem minerar. Malet e saj kane pellgjet me te medha boterore, te kromit, te bakrit, te nikelit, te hekurit, pasuri, te cilat do ti shnderrojme qe te gjitha ne pasuri te qytetareve shqiptare. Shqiperia konsiderohet nje vend i rendesishem per naften e saj, por Preza, Tirana, Tropoja, Gjirokastra, mbare Shqiperia kane nevoje te qendisen me drure frutore. Ndaj dhe le te vazhdojme ne me dy projektet e medha kombetare, projektin e ullirit, te mbjellim gjate 2-3 viteve qe vijne 20 milion rrenje ullinj qe jemi zotuar dhe te vazhdojme me 20 milion te tjera gjate 4 viteve te tjera. Le te rrisim ne me 100 apo 200 here arroret ne te kater anet e ketij vendi. Ta bejme Shqiperine, nje kopsht te vertete, nje kopsht te bukur ne Europe. Ne kete menyre ne ecim te sigurt ne rrugen e begatise, ne kete menyre ne ecim te sigurt ne rrugen e zhvillimit, ne kete menyre ne ecim te sigurt ne ndertimin e te ardhmes sone dhe keshtu ne do ta duam Shqiperine 100 here me shume sesa e duam sot dhe do te ndihemi krenare per kete vend, 100 here me shume sesa sot.

* Fjala e mbajtur ne perurimin e rruges se re qe lidh aksion nacional me Prezen, investim 200 milione leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›