Potenciali i Evropianit

Andrea Schurrle- Gjermani
Pasi u shit në Bayer Leverkusen për 6.5 milion funte, Schurrle ka kaluar një sezon shumë të suksesshëm. Ai në 31 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë. Kampionati evropian mund të jetë një mundësi e mirë për të për t’u transferuar te ndonjë skuadër më e madhe evropiane. Chelsea ka shprehur interesim për ta transferuar gjatë kësaj vere.
Marco Reus – Gjermani
Ndoshta lojtari i ri më i mirë në Bundesligë këtë sezon, Reus ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 12 herë për Borussia Monchengladbachin, duke i ndihmuar kështu ekipit të tij që ta zë pozitën e katërt, që dërgon në barazh për Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kampioni i Gjermanisë, Dortmund, ka qenë shumë i shpejtë dhe gjatë janarit ka nënshkruar me të, për shërbimet e të cilit ka paguar 17.5 milionë euro.
Iker Muniain –Spanjë
Njëri nga lojtarët kryesorë të Athletic Bilbaos në Europa Ligë, Muniain nuk është i panjohur në arenën ndërkombëtare, pasi i ka ndihmuar Spanjës të fitojë kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2011. I ashtuquajturi ‘Messi i Spanjës’ nga mediat është lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e La Ligës me vetëm 16 vjet e 289 ditë. Ai shpreson të ketë shans të shkëlqejë me ekipin e parë këtë verë.
Oliver Giroud – Francë
I fortë fizikisht, shtatlartë, sulmuesi i Montpellierit ka kryesuar listën e Ligue 1 si golashënuesi më i mirë këtë sezon, që së bashku me sulmuesin e PSG, Nene, kanë shënuar nga 21. I kërkuar nga Bayern Munich, Giroud është përshkruar si ‘sulmues i madh me aftësi të mëdha në ajër’ nga Franck Ribery dhe do të paraqesë kërcënim kundër Anglisë, kur të dy skuadrat do të takohen më 11 qershor.
Christian Eriksen – Danimarkë
I lavdëruar shumë nga Johan Cruff, i cili ka përshkruar atë si ‘një lojtar që e do me gjithë zemër dhe që mund të krahasohet më Michel Laudrup’. Në vitin 2011 është shpallur lojtari i vitit në Danimarkë dhe ka kaluar një sezon të suksesshëm me Ajaxin. Mesfushori këtë sezon ka asistuar 15 herë në 31 paraqitje me çka ka bërë qe skuadrat si Manchester United dhe Arsenal ta kërkojnë atë.
Rasmus Elm – Suedi
Suedia ka një ekip që nuk është pretendent për të pasur suksese këtë verë, por Elm është një lojtar që mund të jetë i suksesshëm në Euro 2012. Aktualisht luan te skuadra holandeze Az Alkmar, por ai është duke u lidhur me një largim nga Holanda me Liverpoolin që ka shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin 24-vjeçar, i cili ka shënuar 12 herë këtë sezon.
Robert Lewandowski – Poloni
Objektivi kryesor i Sir Alex Fergusonit. Polonia është duke shpresuar që Lewandowski do të mund të përsëritë sezonin fantastik që kishte në Bundesliga, ku në 34 ndeshje shënoi 22 gola. Me vetëm 23 vjet, Lewandowski ka lënë tashmë gjurmë në ekipin kombëtar, për të cilin është paraqitur 40 herë dhe ka shënuar 13 gola. Një kampionat që do të mbahet në shtëpi mund të jetë një synim perfekt për këtë sulmues të ri të talentuar.
Joao Moutinho – Portugali
Pavarësisht 40 paraqitjeve me skuadrën kombëtare, mesfushori i talentuar i Portos nuk ka qenë titullar në përfaqësuese dhe ka qenë vetëm një rezervist për Portugalinë në Kampionatin botëror 2010. Megjithatë, edhe përkundër zhgënjimit, Moutinho ka vazhduar me lojën e tij dhe pret që të luajë një rol kyç për Portugalinë në Euro 2012.
Antonio di Natale – Itali
Me 136 gola në 264 paraqitje, sulmuesi i Udineses synon të jetë pjesë e skuadrës së Italisë në Euro 2012, pasi tashmë është në listën e gjerë të Cesare Prandellit. Përfshirja e Di Natales shënon rikthimin e tij në ekipin kombëtar pas dy vitesh mungesë dhe kjo është rezultat i paraqitjeve të dobëta në Kupën e Botës 2012. Për 34 vjeçarin, Euro 2012 do të jetë gara e fundit me Italinë dhe ai do të tentojë që të ketë një përfundim perfekt me ekipin kombëtar.
Claudio Marchisio – Itali
Si pjesë e Juventusit që fitoi Serie A në sezonin 2011-12, Marchisio ka kaluar një sezon shumë të suksesshëm në qendër të mesfushës. Teknika dhe potenciali i tij kanë bërë që mediat italiane ta krahasojnë atë me ish-mesfushorin e Juventusit, Marco Tardelli. Selektori i Italisë, Cesare Prandelli, do ta aktivizojë Marchision përkrah Pirlos për të bashkuar dyshen triumfuese të Juventusit.