Del Piero, 20 milionë euro për një vit në Kinë

Alessandro Del Piero ka marrë një ofertë ‘marramendëse’ për të vazhduar karrierën në Kinë.
Ish trajneri i tij nga Juventus dhe Kombëtarja e Italisë, Marcelo Lippi është emëruar në krye të skuadrës kineze Guangzhou Evergrande dhe menjëherë ka shprehur interesim për transferimin e ikonës së Bianconerëve, i cili do të largohet nga klubi pas finales në Coppa Italia të dielën.
Sipas medieve italiane, Del Pieros i është ofruar një kontratë njëvjeçare me vlerë prej 15-20 milionë eurosh.