E Diel, 1 Nëntor 2026

Pozicioni i vogël i Topit, del kundër konsensusit dhe zgjedhjeve

Topalli: S’është hera e parë që presidenti shfaqet i vogël e me të vegjlit

Në mënyrë krejt të paparashikuar, kryetari i shtetit ka bërë një surprizë të vogël, duke e kthyer Kodin e ri Zgjedhor, por edhe duke konfirmuar se s’po mundet dot të ngrihet në ngrihet në lartësinë e institucionit që përfaqëson. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike shprehu dje dyshimin se veprimi i presidentit nuk vinte vetëm nga pamaturia, por ndoshta edhe nga dashakeqësia. Shtyhet reforma, por presidenti nuk merr asnjë përgjegjësi për riciklimin e debatit dhe inkurajimin e haxhiqamilizmave në parlament

Kundër mosdekretimit të Kodit Zgjedhor nga ana e Presidentit Bamir Topi, ka reaguar dje grupi parlmanetar i PD-së. Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Aldo Bumçi, PD e quan mosdekretimin e Kodit Zgjedhor si një veprim të pamatur dhe dashakeqës nga ana e Presidentit.
Ndërkohë edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka reaguar dje kundër mosdekretimit të Kodit Zgjedhor nga presidenti Bamir Topi. “Topi është bërë palë me të vegjlit, po vonon përgatitjen e zgjedhjeve”, u shpreh nga Londra, midis të tjerave Jozefina Topalli.

Aldo Bumçi/“Presidenti i Republikës i ktheu për rishqyrtim Kuvendit Kodin Zgjedhor me justifikimin se ka mospërputhje mes Kushtetutës dhe Kodit për datën e zgjedhjeve. Ky është një veprim i pamatur”, shprhet në fillim të dekalratës së tij, Aldo Bumçi. “Leximi në këtë forme i Kodit Zgjedhor është, në rastin më të mirë jo i saktë dhe, në rastin me të keq dashakeqësisht i gabuar, pasi afati nëntëmujor nuk lidhet me dekretimin e datës së zgjedhjeve por me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Nëse do të ekzistonte vullneti i mirë për të kaluar Kodin Zgjedhor, afati i dekretimit të zgjedhjeve nëntë muaj para afatit të mbarimit të mandatit të Kuvendit (shtator) do të ishte përmbushur. Edhe në rastin e tejkalimit të këtij afati nuk do të kishte asnjë shkelje, pasi kapërcimi për rastin në fjalë nuk do të sillte pasoja juridike”, vijon më tej Bumçi.
Duke këmbëngulur në dashkeqësinë e Presidnetit, Bumçi kujton se, disa herë vetë Topi është bërë shkelës i afateve kushtetuese, në raste propozimesh kandidatësh për insitucionet kushtetuese. “Në të njëjtën kohë, vëmë në dukje se Presidenti i Republikës nuk ka respektuar afatet kushtetuese në rastet e propozimit të kandidaturave për Gjyqtar në Gjykaten e Lartë, dhe Kryetar të Gjykatës së Lartë, ku të gjitha kandidaturat janë propozuar me vonesa shumë të gjata kohore në mënyrë të pajustifikuar. E njëjta gjendje është përsëritur edhe në rastin e kandidaturave për Kryetarin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive”, përfudnon Bumçi.

Jozefina Topalli/Kundër veprimit të presidentit Bamir Topi, për të rikthyer në Kuvend Kodin e ri zgjedhor, të miratuar dy javë më parë në parlament, me konsensus të gjërë të pozitës dhe opozitës ka reaguar dje edhe Kryeparlamentrja Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, reagoi nga Londra, duke e konsideruar të pakuptimtë vendimin e presidentit Topi. “Topi i kishte të gjitha mundësitë ta dekretonte ligjin në kohë. Kjo nuk është hera e parë që Topi del kundra mazhorancës. Por kësaj radhe ka treguar qartë se është përfaqësues i të vegjëlve”, ka theksuar kryetarja e kuvendit, Topalli. Sipas saj, një ligj i miratuar me 113 vota pro dhe i hartuar me konsensus të gjerë nuk kishte asnjë lloj arsye të kthehej nga Presidenti. Gjithashtu, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partisë Republikane, nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar, Arjan Madhi, i cili deklaroi se me këtë akt, presidenti po vonon përgatitjen e zgjedhjeve. Sipas Madhit, Presidenti duhet ta dekretonte më parë ligjin kështu që do të ishin respektuar afatet.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›