E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Paniku i Edvinit, premton rikonfirmimin e Kodit, por i shkel syrin edhe atij që ktheu ligjin

Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim evaziv ndaj refuzimit që Presidenti i Republikës, Bamir Topi i bëri dje Kodit të ri Zgjedhor të miratuar dy javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë me votat e shumicës dërrmuese të parlamentarëve, 113. Nëpërmjet një deklarate për shtyp PS-ja bënte të ditur se, “mirëkuptonte” aktin e kreut të shtetit, ndërsa shprehte paralelisht me të gatishmërinë e saj për të kryer rregullimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor. “Pasi u njoh me dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të projekt ligjit për Kodin Zgjedhor, Partia Socialiste çmon vlerësimet e bëra nga Presidenti në letrën sqaruese të dekretit për punën e bërë për Kodin e Ri Zgjedhor dhe për standardet e mishëruara në të për sa i përket administrimit të zgjedhjeve në vend. Partia Socialiste e mirëkupton kërkesën e Presidentit të Republikës për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me afatin ligjor për nxjerrjen e dekretit për datën e zgjedhjeve, pavarësisht faktit se në këndvështrimin tonë ky afat është një parim i përgjithshëm që vendoset në Kodin Zgjedhor dhe Presidenti nuk ka aktualisht asnjë pengesë për dekretimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës. Gjithsesi Partia Socialiste shprehet e gatshme që pa humbur të votojë në Kuvend për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me nenet 8 dhe 9- thuhej në reagimin publik të Partisë Socialiste:, thuhje në deklaratën e PS-së. Kjo autokritikë e selisë rozë është disi e çuditshme po të kihet parasysh ashpërsia me të cilën janë trajtuar në vijimësi kërkesat të aleatëve të deridjeshëm politikë si ishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Në kuadrin e luftës politike, qëndrimi përunjës i lidershiprt socialist ka të bëjë me një tentativën e një diversioni sipas së cilës, kthimi i këtij dekreti ka të bëjë me tepër me një luftë të brendshme brenda së djathtës. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›