E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bamir Topi rikthen Kodin Zgjedhor në Kuvend

Topi, kundër konsensusit parlamentar për miratimin e reformës zgjedhore

Presidenti i Republikës Bamir Topi, rikthen në Kuvend, për rishqyrtim të disa termave teknikë, ligjin e ri të Reformës Zgjedhore, cili mbërriti në Institucionin e Kryetarit të Shtetit 10 ditë më parë. Vendimi i Presidentit Topi, nuk është mirëpritur nga politika shqiptare, e cila ka sugjeruar akte kalimtare, që mundn të miratohehsion ëpr kapërcimin e problemeve teknike që mund të ketë Kodi Zgjedhor. Këtë vendim, të cilin Presidenti i Republikës e mbështet në nenin 85, paragrafi 1 i Kushtetutës, ia ka bërë të njohur Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet një letre. Kreu i Shtetit e konsideron ligjin dërguar për shpallje, si një përpjekje serioze dhe të domosdoshme për mirëadministrimin e procesit zgjedhor, por, gjykon se ka arsye të vlefshme për ta kthyer edhe njëherë në Kuvend për rishqyrtim. Më tej Presidenti Topi sqaron dhe arsyet e mosdekretimit nga ana e tij të ligjit, i cili është thelbësor për procesin zgjedhor, në letrën drejtuar Kuvendit, Kreu i shtetit shprehet se, “Arsyeja, për të cilën nuk e dekretova këtë ligj, lidhet me dispozitën e nenit 9, pika 2 e tij. Kështu, neni 9, pika 2 i ligjit ka këtë formulim, ‘Presidenti i Republikës nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit’”.
Duke argumentuar se ka një mos përputhje mes Kushtetutës dhe Kodit për datën e zgjedhjeve Topi argumenton se “Ky rregullim, sipas vlerësimit tim, bie ndesh me nenin 8 të ligjit të ardhur për shpallje. Neni 8 ka parashikuar se zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore, zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 Marsi deri më 30 Qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”. Duke qenë që neni 65, pika 2 e Kushtetutës përcakton se “zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit”, atëhere periudha zgjedhore brenda së cilës duhen zhvilluar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për Kuvendin, është periudha 15 mars deri më 30 qershor. Duke u ndalur konkretisht te fakti pse Presidenti Republikës nuk e dekretoi këtë ligj sqarohet më tej se Neni 9, pika 2 e ligjit të ardhur për shpallje ka përcaktuar detyrimin e Presidentit të Republikës për nxjerrjen e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, pra, një afat i cili nuk mund të respektohet për periudhën zgjedhore 15 mars – 30 qershor.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›