E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag katastrofe në Greqi, Papandreu në orët e fundit

Athinë – Duket se qeveria e Papandreut po kalon orët më kritike pas takimeve të kryeministrit grek me krerët e eurozonës në Kanë. Nga ana tjetër kundërshtime për një referendum popullor po vijnë edhe nga vetë kabineti i kryeministrit, zv/kryeministri Venizellos ka deklaruar sot se është kundër referedumit duke shpjeguar se një veprim i tillë do të vendose pikëpyetje mbi qendrimin e vendit në zonën euro dhe se vendit nuk i nevojitet ti futet një rrugë që sdi ku do ta çojë. Këtë deklarate e mbështetën më shumë e 50% e kabinetit qeverisës të Papandreut.

Unë e kam thënë vazhdimisht se kemi nevojë për një konsensus më të gjerë, jam munduar për një konsensus të gjerë me të gjitha palët, kam biseduar shumë herë me liderët dhe nëse do te kishte pasur një konsensus të gjerë, natyrisht ne nuk do të kishim nevojë per një referendum- u shpreh Papandreu.

Papandreu ka humbur edhe mbështetjen e kuvendit, ku nuk ka më mbështetjen e shumicës, gjë e cila mund ta çojë drejt rrezimit të qeverisë dhe futjen e vendit edhe në një krize të re politike.

Grupi parlamentar i socialistëve ka deklaruar se sdo të japë votëbesimin në parlament për Papandreun, dhe janë tërhequr duke e lënë grupin parlamentar me 150 deputeta nga 300 që janë gjithsej.

Më herët liderët e eurozonës janë shprehur hapur se ky vendim mund të sjellë falimentimin e vendit dhe do ta fusë Greqinë në një kolaps financiar. Priten vendimet përfundimtare që do të marrë kreu i qeverisë greke, raportojnë analistët grek.

Analistet ne Athine mendojne se Papandreu do të japë dorëheqjen së shpejti për t’i lënë vendin një kryeministri te ri nga radhët e PASOK-ut. Në mungesë të një konsensusi mund të shkohet në një qeveri të unitetit kombetar, pasi asnjë parti politike nuk deshiron zgjedhjet e parakohshme, sepse askush nuk deshiron të marrë drejtimin e vendit në këtë gjëndje.

Të gjitha këto lëvizje të orëve të fundit kanë vënë përballë pasigurisë krizën greke, këstin e gjashtë për shpëtimin e vendit madje edhe vetë qeverinë e Papandreut.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Papandreu: Referendumi, mesazh i qartë për të ardhmen e Greqisë në BE
  2. Papandreu, thirrje partive politike për kthjelltësi
  3. Papandreu: Referendum për paketën e shpëtimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›