Tiranë, kapet 2 kg e 500 gr kanabis, 2 në pranga
Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg e 500 gr kanabis dhe arrestimin e dy poseduesve të drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy shtetasit Ardian Xeba 21 vjeç, banues në Fier dhe Graciano Meçaj 20 vjeç, banues në Mallakastër.
Ata u kapën në flagrancë nga komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, në afërsi të rrugës së "Dibrës" në Shkollën e Bashkuar në Tiranë, në një automjet tip taksi, duke shpërndarë dhe tregëtuar lëndën narkotike cannabis sattiva.
Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.