Këshilli i BSH, Komisioni i Ekonomisë "OK" kandidaturës së PS
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të enjten kandidaturën e deputetes Ermelinda Meksi, propozuar nga Partia Socialiste për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga zonja Meksi lidhur me eksperiencën e saj profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e komisionit vlerësuan kandidaturën e saj dhe e miratuan.
Më parë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si edhe kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
MBLIDHET GRUPI PS, ERMELINDA MEKSI “OK” KËSHILLIT TË BSH
Ora 10:21- Para nisjes së seancës së radhës në Kuvend, Grupi Parlamentar i Paritisë Socialiste ka zhvilluar një mbledhje. Mësohet se në mbledhje është diskutuar qëndrimi që PS do të mbajë në këtë seancë. Nga burimet pranë kësaj mbledhje mësohet se Ermelinda Meksi, deputetja që PS kishte zgjedhur si kandidaten e saj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ka pranuar këtë propozim.
Një ditë më parë, Meksi kishte debatuar më Ramën se nuk donte të linte mandatin, por duket se sot është sheshuar gjithcka në këtë mbledhje. Ermelinda Meksi ka pranuar kandidaturën dhe pritet të dorëzojë mandatin në seancën e sotme të Kuvendit.
Deputetja dhe ish-ministrja e integrimit, megjithëse ka shprehur dëshirën e saj për të konkurruar në këtë post nuk pranon që të lërë mandatin, për shkak edhe të pasigurisë së votimit të kandidaturës së saj, në Parlament, nga ana e deputetëve të mazhorancës. Sic shkruan “Gazeta Shqiptare” dje, ajo është parë të dalë mjaft e mërzitur nga zyra e kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin kanë shkëmbyer debate. Mësohet se gjatë këtij debati Meksi i ka thënë Ramës se: “Fajin e ke ti”, për këtë situatë”. Por, e kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare”, Meksi nuk ka komentuar asgjë, për këto diskutime.
(m.a/BalkanWeb)