E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Holland ul moshën e pensionit

Fransua Holland / Foto arkiv

Presidenti i ri i Francës, Fransua Holland ka bërë të ditur se do të ulet mosha e pensionit për disa kategori pune, duke e çuar kufirin në 60 vjeç.

Kjo ishte një nga premtimet kyçe të fushatës ndërsa Nikola Sarkozi kishte e çuar këtë kufi në 62 vjeç.

Vendimi që u mor në vitin 2010 shkaktoi greva në të gjithë vendin. Vendimi i Holland vjen në një kohë kur BE i kërkon Francës që të plotësoje objektivat fiskale për masa shkurtese.

Kjo masë pritet të risë shpenzimet e buxhetit me 3 miliard euro nga vitit 2017-të. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›