Prag "tërmeti" te Bajern i Mynihut
Humbja e pësuar të martën në "Alianz Arena" me Bordonë ka bërë që Bajerni i Mynihut të cilësohet praktikisht i eliminuar nga Liga e Kampioneve. Në Gjermani, mbi të gjitha në Bavari, besojnë se fajtori për situatën e krijuar është Luis Van Gal. Trajneri holandez, i afruar si shpëtimtari i ekipit, nuk po bind më. Madje, duket se nuk ka bindur asnjëherë. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga futbolli total, as në Europë dhe as në Gjermani: në Bundesligë pozitat e skuadrës nuk janë të këqija, por zhgënjimi vjen sepse Bajerni nuk ka arritur të dominojë kampionatin, pas merkatos së jashtëzakonshme. Klose dhe Toni, dy prej protagonistëve kryesorë të skuadrës janë mënjanuar. Gjithsesi, me gjithë pozicionin e vështirë, Van Gal beson ende te kualifikimi në Champions: "Do ta kemi të vështirë, gjithsesi se ende nuk kemi dalë nga gara. Besoj se do ta kalojmë fazën e grupeve".
Ndoshta holandezi nuk do ta shijojë kualifikimin (edhe nëse ai arrihet), sepse e ardhmja e tij mund të vendoset që prej sfidës së të shtunës në kampionat, përballë Shalkes. Kjo shihet si mundësia e fundit për ish-drejtuesin e stolit të Ajaksit dhe Barcelonës, që të fitojë besimin e drejtuesve të klubit. Van Gal ende nuk ka gjetur formulën fituese në skuadër dhe një tjetër humbje në "Alianz Arena" mund të vuloste shkarkimin e tij nga detyra. Titulli i madh i revistës sportive, "Kicker" ishte: "Përfundon të shtunën?", duke shtuar se tashmë trajnerit i duhet të luftojë për vendin e punës. Ndërsa sipas gazetës "Bild", lojtarët e Bajernit nuk e pëlqejnë stilin autoritar me të cilin tekniku punon. Pakënaqësitë janë shkaktuar edhe nga mungesa e një hierarkie brenda ekipit: në 18 ndeshje, Van Gal ka hedhur në fushë 18 formacione të ndryshme, duke krijuar mungesë sigurie brenda grupit. E përditshmja shtonte: "Duke qenë se Van Gal është trajneri i pestë i Bajernit në tre vjet, kreu i klubit, Karl-Hainc Rumenige, dhe menaxheri i përgjithshëm, Uli Hënes, do të kërkojnë që ta zgjasin sa më shumë qëndrimin e holandezit. Një tjetër teknik i shkarkuar do të ishte tregues i falimentimit në drejtimin e ekipit". Duke folur për "Bild", presidenti Franc Bekenbauer kërkoi të mos bëheshin krahasime ndërmjet Van Galit dhe Klinsmanit (që u largua pas rezultateve të ngjashme), edhe pse theksoi se "si në çdo klub tjetër, rezultatet kanë shumë rëndësi".