Liverpul, Rafa Benitez tani rrezikon postin
Fernando Torres dhe Dirk Kuijt në gjunjë (Times e Daily Telegraph); sërish "El Ninjo" me duart në kokë (Daily Mirror) apo ndërsa pëson një faull (Daily Mail): këto ishin fotografitë e mediave britanike, që flisnin më shumë sesa fjalët. Sekuenca që paraqisnin një tjetër zhgënjim të Liverpulit në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. "Reds" ndodhen në vendin e tretë në Grupin E, ku kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në katër ndeshje. Me 10 pikë, Lioni ka prerë "biletën" për në turin tjetër, ndërsa Fiorentina e vendit të dytë ndodhet 1 pikë pas francezëve. Në sfidën me Lionin, Liverpuli arriti të merrte një barazim në fushën kundërshtare, rezultat që mund të quhet i pranueshëm. Por, të kalosh në avantazh në minutën e 83-të dhe të pësosh gol në të 90-n, ky është një tregues se në skuadër diçka nuk funksionon. Ecuria negative zgjat prej startit të sezonit dhe duket se durimi për përmirësimet, të cilat po vonojnë, është sosur.
Duket logjike që i akuzuari kryesor për zhgënjimet e njëpasnjëshme të jetë Rafa Benitez. Tashmë, tekniku spanjoll ka humbur edhe mbështetjen e tifozëve. Pas humbjes në kampionat me Fulham, në sondazhin e organizuar nga "Times", 54.1 për qind e fansave mbështesnin teknikun dhe kërkonin rikonfirmimin e tij (45.9 për qind kërkonin largimin). Gjithçka ka ndryshuar pas barazimit që mund të komprometojë ecurinë në aktivitetin më prestigjioz për klube: në anketën e "The Sun", përqindjet janë përmbysur. Pyetjes "A duhet të qëndrojë Benitez te Liverpuli", 56% i janë përgjigjur "Jo", kundër 44% që mendonin të kundërtën. Sikur kjo të mos mjaftonte, një pjesë e tifozëve ka shfaqur shenja të qarta se në skuadër diçka duhet të ndryshojë, duke filluar prej trajnerit. Legjenda e klubit, Roni Uelan, deklaroi me siguri se Benitez i ka ditët të numëruara në "Anfilld Roud". Në anën tjetër, trajneri i mrekullive vazhdon të shfaqet i qetë, pavarësisht zërave që kërkojnë shkarkimin e tij, edhe pse pranon se duhet një mrekulli për t‘u kualifikuar në Champions. "Nuk mendoj se rrezikoj postin e trajnerit", tha ai. "Nuk po mendoj aspak për këtë çështje. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja e ardhshme, më 24 nëntor. Logjikisht, tashmë gjithçka është vështirësuar për Liverpulin, por kualifikimin nuk e shoh si mision të pamundur. Duhet të fitojmë me Debrecenin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin ndërmjet Fiorentinës dhe Lionit. Ndeshjen e fundit në grup (atë të 9 dhjetorit në ‘Anfilld‘ me Fiorentinën) do ta përgatisim në bazë të këtyre rezultateve. Në të kaluarën kemi bërë mrekulli dhe jam i sigurt se jemi ende në gjendje t‘i përsërisim". Ndërkohë, kapiteni Stiven Xherard ka pranuar se Liverpulit i mungon Ksabi Alonso, i cili u transferua te Reali i Madridit për 33 milionë euro.