E Shtunë, 31 Tetor 2026

Praktikantët vjedhin fondacionin “Fëmijët e Jezusit”

06/01/2009  Grabitet një impiant sterio, policia arreston autorët

TIRANË- Dy persona u arrestuan në Kavajë sepse grabitën materiale në një fondacion bamirës. Lajmi mësohet nga burimet policore, të cilat thanë se më datë 4 janar të këtij viti nga forcat e komisariatit të policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Julian Mustafa, 31 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë dhe një 15-vjeçar, lindur dhe banues në Kavajë. Arrestimi i tyre u bë pasi janë autorë të dyshuar në vjedhjen e një impianti stereo të markës “Aistar” në fondacionin “Fëmijët e Jezusit Kavajë”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal. Nga burimet policore të komisariatit të Kavajës mësohet se dy të arrestuarit ishin praktikantë të rregullt të kësaj feje dhe shkonin thuajse në çdo aktivitet që organizohej prej tyre. Ende nuk dihet se në ç’rrethana e kanë vjedhur impiantin sterio dy autorët e dyshuar, por dihet fakti që ata kishin komunikime të vazhdueshme me drejtuesit e këtij fondacioni, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte hapur në Kavajë. Sakaq, dy autorët e dyshuar të grabitjes u dërguan në qelitë e paraburgimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›