E Shtunë, 31 Tetor 2026

Praktikat e gjelbra ne Kopeshtin Botanik te Mizurit

I themeluar ne vitin 1859 ky monument historik kombetar nje oaz mbi 30 hektaresh ne qytetin St. Luis ka nje prej koleksioneve me te medha ne bote te orkideve te ralla. Kopshti eshte edhe qender e kerkimeve botanike dhe e edukimit shkencor. Ai njihet gjithashtu per praktikat e tij te gjelbra dhe programet e organizatave kombetare dhe nderkombetare.

Per me shume se 150 vjet Kopshti Botanik i Mizurit ka qene qender edukimi shkence dhe konservimi. Kopshti eshte shquar si udheheqes ne dhenien e mesimit burimve dhe frymezimit per te nxitur konservimin dhe kultivimin ne gjithe boten.  Aktualisht Kopshti ka shkencetare qe punojne ne 38 vende te botes.  Ekspertja e botanikes Karmen Uljoa eshte kuratore e Kopshtit.

 Ne bejme kerkime ne rajonet tropikale sepse ato kane nje biodiveristet te madh dhe ekosistemet e tyre jane shume te kercenuara nga aktiviteti njerezor.

Ne Shtetet e Bashkuara Kopshti ka vene ne zbatim praktikat e gjelbra ne te gjitha fushat e veprimtarise se tij. Debora Frenk eksperte e kopshtit per mirembajtjen thote se ky institucion investon burime te medha per shkembimin e njohurive per zbulimet e reja ne shkencen e bimeve dhe i perdor njohurite per menaxhimin e ekosistemeve ketu dhe neper bote

Ne punojme per uljen e konsumit te energjise nepermjet formave te ndricimit qe kemi instaluar ne gjithe kopshtin. Ne kemi pakesuar konsumin duke rinovuar sistemet e ngrohjes dhe te ajrit te kondicionuar.  Ne disa raste ne kemi arritur te integrojme energjine e rinovueshme dhe panelet diellore per te plotesuar nje pjese te nevojave te parkut per energji. Ne nje aspekt tjeter ne riciklojme rreth 75 te mbetjeve solide metalike plastike dhe letre - tha ajo.

Kopshti perpunon dhe perdor perseri pothuajse 100 perqind te mbetjeve te gjelbra. Ai ka instaluar sesore shiu ne sistemin e baditjen ne gjithe objektin perdor fertilizatore eko-miqesore dhe organike si dhe artikuj pastrimi eko-miqesore.  Kopshti ka instaluar gjithashtu panele diellore per te plotesuar kerkesat me energji te ores me ornamente lulesh ne kuadrin e programit te eficiences energjetike. Kopshti menaxhon gjithashtu programin me te gjere te ricilkimit nder kopshtet botanike ne gjithe vendin.

Tempulli i gjelber sic quhet ai eshte i dedikuar per projektimin ndertimin dhe funksionin e te gjitha objekteve te tij ne perputhje me standardet e ndertimit te gjelber.  Qendra e kerkimeve te Kopshtit Botanik eshte model i arkitektures se gjelber.

Ne rajonin e St. Luisit Kopshti eshte nje objekt i vecante  per edukimin dhe demostrimin e nje stili te perballueshem jetese. Qendra e Formave te Tokes e ketij kopshti ofron kurse pune praktike dhe programe trajnimi per studentet familjet dhe profesionistet ne aktivitete qe lidhen me praktikat e gjelbra te jetes se perditeshme perfshire ketu edhe trasportin me keta vagone te hapur qe vihen ne levizje me energji propani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›