Praktikat e telemjekësisë, në Durrës mjekë nga pesë spitale
Përfshirja e teknikave të reja bashkëkohore nëpërmjet praktikave të telemjekësisë në trajtimet gjinekologjike, ka mbledhur në Durrës specialistët më të mirë të 5 spitaleve rajonalë ne vend dhe atyre të Kosovës.
Drejtori i politikave spitalore, Pëllumb Pipero tha se teknikat e reja të telemjekësisë, do të ndikojnë jo vetem ne uljen e vdekshmërisë foshnjore, por edhe për shëndetin e nënës.
Nderkohe Drejtori i maternitetit te Durresit Arben Haxhihyseni ka theksuar rendesine e aplikimit te teknologjise se re dhe mbeshtetjen nga spitalet italiane ne kete drejtim.
Në maternitetin e Durrësit, 3 mijë femije kanë ardhur në jetë, duke bërë që lindshmëria gjatë vitit të fundit të rritet me 40%.