Tiranë, zhvillohen homazhe për Klosin në Bibliotekën Kombëtare

Kanë nisur homazhet në Bibliotekën Kombëtarë në nderim të përkthyesit, publicistit e shkrimtarit, Ardian Klosi, të cilat do të zgasin për 90 minuta me radhë. Pjesë e këtyre homazheve është bërë dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ndërsa pritet të vinë dhe personalitete te ndryshme te vendit.
Ndërkaq janë jane te shumte miqte dhe familjaret qe po nderojne te ndjerin Ardian Klosi. Klosi do të përcillet sot për në banesën e fundit, rreth orës 14:00 në varrezat publike të Sharrës.
Ai u vetëvar në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë mbrëmjen e 26 prillit.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur një hetim procedurial për vetëvarjen e Ardian Klosit, ndërsa e shoqja e tij, shtetasja gjermane Jutta Benzenberg, i ka dhënë policisë një mesazh telefonik që ka marrë nga i shoqi pak çaste para vetëvrasjes.
Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, por kohët e fundit u shfaq edhe si aktivist i shoqërisë civile. Ai lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës.
Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Pas vendosjes së demokracisë Klosi u tranferua në Gjermani, ku u njoh edhe me fotografen që do të bëhej bashkëshortja e tij. Nga martesa e tyre erdhën në jetë 2 vajza.