E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli tifoz meNapolin,irritohetAdriano Galiani

ITALI- Administratori i Milanit Adriano Galiani nuk i ka pritur mirë komentet e trajnerit të kombëtares italiane Çezare Prandeli, se ai do të bënte tifozllëk që Napoli të fitonte titullin.

Për këtë arsye, numri 2 i klubit kuqezi ka patur dje një bisedë telefonike me presidentin e Federatës Xhankarlo Abete,duke i shprehur atij pakënaqësinë e këtyre komenteve. "Ndjeva keqardhje dhe habi nga ç'bilancimi i trajnerit të kombëtares", i ka thënë Galiani Abetes.

Por, nuk ka vonuar replika e Prandelit pas kësaj telefonate."Nuk bëj tifozllëk për asnjë skuadër, por vetëm më bëhet qejfi që një ekip si Napoli po organizohet për të fituar titullin kampion. Është një fenomen që i bën mirë futbollit tonë. Më vjen keq që Galiani është irrituar", tha ai.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›