Bullgaria tërheq diplomatët bashkëpunëtor të shërb. sekrete
SOFJE- Bullgaria vendosi të tërheqë brenda vitit 37 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të lartë që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete në kohën e komunizmit, njoftoi sot Ministria e Jashtme bullgare.
Ministria zgjodhi të tërheqë këta diplomatë dhe jo t'i heqë nga funksionet thjeshtë dhe pastër për shkak të kundërshtimit të presidentit Gueorgui Parvanov, i cili ka prerogativën e nënshkrimit të një dekreti në këtë drejtim. Mandati i presidentit përfundon në janar të vitit të ardhshëm.
"Tridhjetë e shtatë diplomatë të lartë, emrat e të cilëve janë bërë publikë si ish-agjentë apo bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete komuniste do të tërhiqen brenda vitit",- deklaroi për AFP-në zëdhënësja e ministrisë, Vessela Tcherneva.
Këto lëvizje nuk lidhen me marrëdhëniet me vendet respektive, që janë intensive dhe të cilat ne u kushtojmë rëndësi të madhe. Situata është shkaktuar nga marrëdhëniet në të kaluarën të këtyre diplomatëve me shërbimet sekrete", nënvizoi ajo.
Trembëdhjetë ambasadorë, ndër të cilët ai në Berlin, Athinë, Pekin dhe Stokholm, si dhe ata pranë OKB-së dhe UNESCO-s, do të duhet të kthehen në Bullgari më 1 maj. Misionet në fjalë do të drejtohen nga një i ngarkuar me punë. Një grup tjetër do të kthehet më 1 qershor, saktësoi zëdhënësja.
Komisioni i ngarkuar me hapjen e dosjeve të shërbimeve sekrete komuniste zbuloi në dhjetor se gjysma e ambasadorëve dhe krerëve të misioneve bullgare jashtë vendit kishin patur lidhje me shërbimet sekrete që në fillim të karrierës së tyre diplomatike.
Nëse qeveria e qendrës së djathtë dhe parlamenti janë shprehur për largimin e tyre të menjëhershëm, presidenti Gueorgui Parvanov vlerësoi se duhej shqyrtuar lista rasti pas rasti. Parvanov nga ana e tij është cituar nga komisioni si një ndër bashkëpunëtorët e ish-shërbimeve sekrete, por mohon çdo lloj bashkëpunimi.
(e-m/ata/BalkanWeb)