E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia pa forcë, barazimi i shkon për shtat Skënderbeut

Nga GJERGJ KOLA
Edhe pse në rritje, shkodranët nuk dalin te fitorja, ndërsa kampionët marrin një pikë me vlerë dhe mbajnë kreun në grupin e hekurt

Vllaznia Skënderbeu       0-0

Vllaznia: Vujadinoviç, Gocaj, Kraja, Vuk, Belisha (Gjini 63), Moreno, Brnoviç (Karakaçi 79), Popoviç, Hajdari, Hasani, Jablan (Bardulla 68). Trajner: R. Vata.

Kartonë të verdhë: Belisha, Kraja, Brnoviç, Vuk.

Skënderbeu: Shehi, Radas, Bicaj, Arapi, Vrapi, Bratiç, Orelesi, Muzaka, Shkëmbi, Dimo (Plaku 56), Xhafaj. Trajner: S. Levi.

Kartonë të verdhë: Bratiç (2), Xhafaj, Vrapi.

Karton i kuq: Bratiç 48.

Gjyqtarë: B. Pashaj, R. Avdo, A. Pregja (Tiranë)

Radiografia

15- Goditje dënimi, gjuan Vuk dhe topi kalon mbi traversën korçare, pa ndonjë rrezik.

20- Rasti më i mirë për Vllazninë: Jablan dhe Hasani nuk preferojnë të godasin portën, e bën këtë Brnoviç, por grushton Shehi.

35- Goditje dënimi për Vllazninë, këtë herë është Gocaj që kroson në zonë për Krajën, që godet me kokë, por topi kalon mbi traversë.

36- Hajdari bën gjithçka mirë, shmang 2-3 lojtarë korçarë, gjuan fort dhe grushton Shehi.

37- Radas provon nga rreth 30 metra, grushton me vështirësi Vujadinoviç.

47- Jablan provon me një gjysmëroveshatë shumë të bukur dhe topi kalon fare pranë portës.

52- Jablan futet në zonë në krahun e djathtë të saj, ka mundësi të pasojë te Hasani, që është shumë pranë portës, por preferon të gjuajë vetë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës korçare.

56- Shëmbi ekzekuton një goditje dënimi nga 25 metra, topi kalon në mes murit të shkodranëve, por përfundon jashtë.

67- Gjini ul bukur një top me kokë për Hasanin, i cili, në një pozicion shumë të volitshëm, arrin të godasë shumë keq.

72- Shkëmbit i del bukur një top pas kombinimit Plaku-Xhafaj. Kapiteni gjuan fort me të majtën, por pret Vujadinoviç.

79- Hajdari i rrëmben bukur një top Vrapit, pason te Gjini, i cili kërkon Bardullën që vjen nga krahu tjetër, por ndërhyn një mbrojtës, duke larguar rrezikun nga porta e tij. Një aksion i çuar dëm për Vllazninë, që mund të kishte shënuar.

84- Hasani godet me të djathtën e tij dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës korçare.

Vllaznia luan më mirë, e dominon lojën gjatë gjithë takimit, por nuk arrin të fitojë, pavarësisht se Skënderbeu ka luajtur për 45 minuta me një futbollist më pak. Përfundimisht, 0-0 në Loro Boriçi, një barazim që u jep shpresë kuqebluve për ringjallje dhe shanse më të mëdha për kualifikim në gjysmëfinale.

Por më për shtat u ka shkuar korçarëve, të cilët, duke parë edhe ndeshjen tjetër Laçi-Flamurtari, që përfundon pa gola, mbajnë vendin e parë me 7 pikë, 3 më shumë se Vllaznia, të cilën e presin në Qemal Stafa. Tani Vllaznisë i duhet të japë maksimumin ndaj Flamurtarit, në mënyrë që të mos rrezikojë kalimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Pjesa e parë Me atë formacion që kishim paralajmëruar, trajneri Vata ka pasur shumë besim te dyshja e sulmit Jablan-Hasani, por, në fakt, rreziku më i madh ka ardhur nga mesfusha. Brnoviç, në pjesën e pare, ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 20-të, por gjuajtja e tij është devijuar nga Shehi. Skënderbeu, nga ana e tij, ka lënë shumë për të dëshiruar në fushë.

Vetëm një rast në pjesën e parë dhe ndonjë goditje dënimi në të dytën, janë shumë pak për kampionët. Xhafaj dhe Dimo asnjëherë nuk e kanë vënë në rrezik portën e Vujadinoviçit. Edhe në ndonjë moment pasigurie të krijuar nga dyshja e qendrës së mbrojtjes, është mbyllur mirë nga Gocaj, që ka treguar një formë shumë të mirë sportive. Të gjithë në stadium kanë shpresuar te ndonjë gol i Vllaznisë, duke parë atë lojë të korçarëve, por nuk ka ndodhur kështu.

Pjesa e dytë Fillimi i pjesës së dytë është shoqëruar me daljen me karton të kuq të Bratiçit që në minutën e 48-të të ndeshjes, pasi kishte plotësuar numrin dy të kartonëve të verdhë. Të krijohet përshtypja se tashmë presioni i Vllaznisë do të rritej, por në fakt, ka më pak raste për të. Trajneri Vata, me kalimin e minutave, vendos të hedhë në fushë edhe një tjetër sulmues, Gjinin, për të rritur forcën goditëse.

Megjithatë, pa kaluar 5 minuta, ai ka larguar nga fusha sulmuesin tjetër Jablan, dhe në vend të tij fut një mesfushor si Bardulla. Skënderbeu, ndonëse me një futbollist më pak, nuk e ndien shumë rrezikun e sulmeve vendës, pasi ata luajnë larg portës. Në fushë do të futet pak më vonë edhe Karakaçi në vend të Brnoviçit.

Në një moment, pikërisht në minutën e 79-të, Vllaznia duhej të kishte shënuar, por Hajdari, Gjini e Bardulla çojnë dëm një rast shumë të mirë. Pritej që goli të vinte deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Pashaj, por nuk ka ndodhur kështu.

Te shkodranët mungojnë sulmues të tillë, si Sukaj e Vajushi, dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet. Përfundimisht, një pikë që ka kënaqur më shumë korçarët, por edhe Vllaznia ka përfituar nga ndalesa e Flamurtarit me Laçin, duke qenë sërish tri pikë më mirë se ai në renditje dhe me më shumë shanse për kualifikim në turin tjetër.

Vata: Një ndeshje e mirë që shërben për moral 

Një barazim i merituar për Vllazninë. Vllaznia ka dhe tri ndeshje për të luajtur, janë 9 pikë në lojë. Skuadra tregoi karakter, disiplinë dhe që ka brumë dhe kualitete të mjaftueshme për të konkurruar në këtë Kupë. Është një nga ndeshjet më të mira që ka pasur Vllaznia, dhe kjo shërben shumë për moralin e ekipit.

Luanim kundër një kundërshtari më të fuqishëm të kampionatit shqiptar. Krijuam raste, krijuam volum, nuk shënuam, por ky është futbolli. Hajdari ishte lojtari më i mirë në fushë mund të thoni ju? Për mua ishin 11 lojtarë. Hajdari është pjesë e skuadrës. Siç është Hajdari që sakrifikon, kërkoj që të sakrifikojë çdo futbollist.

Te Vllaznia nuk ka lojtarë të veçantë, por ka kolektivitiet dhe kërkoj që të arrijmë personalitetin që meritojmë. Sigurisht që duhej të shfrytëzonim ato raste të krijuara. Ky është futbolli, këto djem kanë për të mësuar, do të mësojnë dhe nga këto gabime. Shpresojmë që të rriten si lojtarë.

Të veçanta

- Në minutën e dytë të ndeshjes ka spikatur thirrja e tifozëve të grupimit Vllaznit Ultras: Parti-Enver, jemi gati kurdoherë. Kjo thirrje duket se ka shkuar ndaj FSHF-së, nisur edhe nga disa thirrje të tjera që lëshuan ndaj saj gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes.

- Në tribunën VIP të stadiumit Loro Boriçi ishin shumë drejtues të Skënderbeut, ndërkohë që nga Vllaznia, nënkryetari Troshani është dukur i vetmuar.

- Në këtë ndeshje nuk ka qenë në pankinën e Vllaznisë zëvendëstrajneri Vioresin Sinani, i cili  ka munguar për aryse shëndetësore.

Tifozët godasin me topa bore stafin teknik të miqve

Në fund të ndeshjes, në stadiumin Loro Boriçi ka ndodhur një incident me trajnerin e Skënderbeut, Stanislav Levi, dhe ndihmësin e tij Hysi. Kur ata po intervistoheshin nga Super-sport në pistën e stadiumit, disa tifozë të Vllaznisë, nga tribuna qendrore, në formë humori, kanë lëshuar disa topa bore në drejtim të tyre.

Kjo ka bërë që intervista të ndërpritet dhe, në ato momente, njëri nga trajnerët e Skënderbeut ka vepruar n

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›