E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazimi pa gola në Selman Stërmasi nuk i bën punë asnjërit

Nga ALTIN PREÇI

Laçi dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë, por shumë pak vlejtur, sidomos vlonjatëve, të cilët kishin ardhur me pretendime dhe ishin favoritë

Laci Flamurtari 0-0

Lacci: Vashaku, Buljan, Xhafa, Rexha (Lloga 28), Kastrati, Milenkovicc, Vucaj (Buliq 85), Hysa, Zefi (Lini 75), Doku, Nimani. Trajner: P. Daiu.

Kartonë të verdhë: Buljan, Xhafa, Buliq

Flamurtari: Koliqi, Mucca (Kuqi 50), Pezo, Brahja, Veliu, Abraham, Selimi (Telushi 65), Lena, Arbri, Progni (Shtubina 77), Pejicc. Trajner: Sh. Mucca.

Kartonë të verdhë: Pezo

Gjyqtarë: E. Peza, E. Barushi, D. Rexha (Tiranë)

Radiografia

7- Është Hysa që vë në provë portierin vlonjat Koliqi, i cili tregohet i skatë, duke pritur topin.

11- Përpjekje e ekipit të Flamurtarit, që afrohet te porta vendëse me anë të Prognit, por që gjuajtja e tij nuk ka forcën e duhur dhe për pasojë portieri Vashaku pret i sigurt.

20- Vucaj ka kombinuar me Nimanin, ky i fundit jep një asist të shkurtër për Hysën në hyrje të zonës dhe pas një rrotullimi të shpejtë, do vinte edhe gjuajtja e fortë e tij, por topi është pritur nga ana e Koliqit.

24- Doku nga e djathta ka harkuar bukur në zonën e rreptësisë mike e aty është Nimani që vë në provë portierin mik, që pret.

27- Shkodrani Rexha është dëmtuar dhe për pasojë është detyruar të lërë fushën e lojës, për tu zëvendësuar nga Lloga.

35- Pejiç provon të godasë, por pa problem për portierin e Laçit.

37- Sërish janë vlonjatët, këtë radhë godet Progni, por sërish pret në pozicion portieri Vashaku.

60- Pejiç, pasi merr një top të harkuar nga Lena, shfaqet i pambuluar në zonë, gjuan fuqishëm me të djathtën, topi nuk i bindet si duhet atij, duke përfunduar ngjitur me shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Vashaku.

74- Është sërish që shfaqet rrezikshëm në zonën kurbinase, por edhe kësaj radhe pa problem.

79- Shtubina shfaqet mirë në hyrje të zonës, provon të godasë, por pa gjetur portën.

83- Një tentativë tjetër e dëshpëruar e kroatit Pejiç, i cili humb një tjetër rast për vlonjatët.

Kurbinasit, edhe pse me mungesa në formacion, ia kanë dalë të ndalojnë ekipin e Flamurtarit, duke mbyllur takimin  e djeshëm 00. Një rezultat që nuk i intereson asnjërit nga ekipet, pasi dy ekipet kryesuese të grupit, Skëndërbeu dhe Vllaznia, tashmë e shikojnë veten të shkëputur nga ndjekësit e tyre. Tre mungesa në formacionin bazë të ekipit kurbinas kanë detyruar trajnerin Përparim Daiu të shprehet i kënaqur pas takimit me lojën që zhvilloi ekipi i tij, edhe pse ishte një barazim.

Nga ana tjetër, vlonjatët kanë dalë të dëshpëruar nga kjo përballje, pasi duke qenë se ndeshja luhej pa sportdashës, ata kanë guxuar para takimit të shpresonin, por që dueli me kurbinasit ka qenë mjaft i vështirë. Flamurtari në fakt është kujtuar në 20 minutat e pjesë së dytë për të ushtruar presion, duke krijuar raste për shënim, por që goleadori Pejo Pejiç në disa raste u duk se kishte humbur reflekset dhe gjuajtjet e tij kanë përfunduar jashtë katërkëndëshit të portës kurbinase.

Ndërsa Vilfor Hysa, edhe pse është përpjekur shumë për të ndëshkuar vlonjatët, e ka pasur të pamundur të depërtonte merimangën e mbrojtjes vlonjate me në krye Brahjen e pakalueshëm. Në shumicën e minutave loja është zhvilluar në mesin e fushës, ku dy ekipet kanë zhvilluar një luftë të fortë sportive.

Vendësit janë përpjekur të depërtonin në qendër të mbrojtjes, aty ku edhe kundështari dukej se kishte pikën më të fortë, duke zhvilluar shumë pak lojën në krah. Ndërsa miqtë janë përpjekur të shfrytëzonin kroatin Pejiç, të avacuar në sulm, por që në shumicën e rasteve është zënë në pozicion jashtë loje, pasi kapiteni Xhafa ka organizuar mjaft mirë mbrojtjen.

Pjesa e parë Ka qenë më dominuese nga ana e kurbinasve, të cilët janë përpjekur për të zbllokuar rezultatin. Hysa vë në provë portierin vlonjat Koliqi, i cili tregohet i saktë. Pas kësaj minute, do vinte edhe edhe përpjekja e djemve vlonjatë me anë të Progrnit, por që gjuajtja e tij nuk ka forcën e duhur dhe për pasojë portieri vendës pret i sigurt.

Pas minutës së 15-të loja zhvillohet në kufijtë të mesit të fushës, pasi sulmuesit e dy ekipeve hasin në një mbrojtje të ngjeshur dhe e kanë të vështirë të arrijnë të depërtojnë për të shënuar. Më pas, dirigjenti i kurbinasve, Vucaj, ka kombinuar me Nimanin dhe ai shumë shpejt i ka dhënë një asist të shkurtër Hysës në hyrje të zonës, gjuan ai, por topi është pritur nga ana e Koliqit. Pastaj vlonjatët nisin të marrin veten, duke kërkuar të rrezikojnë me anë të Pejiçit dhe Prognit, por që gjuajtjet e tyre priten nga portieri vendës.

Pjesa e dytë Nis më e fortë se e para, pasi trajnerët e dy ekipeve kërkojnë më shumë nga futbollistët e tyre dhe për pasojë, edhe zbllokimin e rezultatit. Pas pesë minutave të mira të vlonjatëve, djemtë e Përparim Daiut e marrin veten, nisin sërish e ushtrojnë presing, por në disa raste loja individuale dhe teprimi në mbajtjen e topit në kufijtë të zonës së rreptësis, bën që edhe rezultati i takimit të mbetet i pandryshuar.

Më pas, Pejiç merr një top të harkuar nga Lena, shfaqet i pambuluar, gjuan fuqishëm me të djathtën dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Vendësit përpiqen të organizohen, por në fazën finale gabojnë shumë në pasime dhe, për pasojë, u japin mundësi vlonjatrëve të mbrohen mjaftë mirë.

Pas minutës së 70-të janë vlonjatët që ngrenë nivelin e lojës, duke u hapur mirë në mesin e fushës dhe me pasime të gjatë kanë rrezikuar tre-katër herë radhazi me anë të Pejiçit dhe Shtubinës, por që janë zgjidhur mjaft mirë nga ana e portierit laçian. Përfundimisht, një  ndeshje e fortë mes rivalëve, por një pikë duket se nuk i hyjnë në punë asnjërit prej ekipeve, të cilët duket se janë shumë larg kualifikimit, për të mos thënë një mision i përfunduar i tyre.

Daiu: Nikuan mungesat për të fituar

Mungesat në formacionin bazë, duke i shtuar edhe dëmtimin e Rexhës, ndikuan në rezulatin e takimit. Megjithatë, mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku po të tregoheshim më të kujdesshëm, mund të kishim rezultat tjetër. Gjithsesi, ne do shikojmë edhe takimet e tjera dhe do përpiqemi deri në fund për të marrë maksimumin e pikëve. Do të tentojmë deri në fund, deri kur të na e lejojë matematika.

Muça: Shpresojmë të na i kthejnë 3 pikët

Terreni nuk ishte i përshtashëm dhe ndikoi në zhvillimin e takimit. Ne jemi të kënaqur edhe me një pikë, pasi shpresojmë që tri pikët e hequra në përballjen me Skënderbeun të na i kthejnë dhe ne të kualifikohemi. Sigurisht, kërkuam për të marrë tri pikë, por ishte e pamundur, pasi edhe Laçi u mbrojt shumë mirë. Flamurtari do të luftojë deri në fund për të kaluar në gjysmëfinale, pasi mundësitë i kemi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›