E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përmbys Kamzën. Gjyqtarët, aktorë në golin e barazimit

Nga ILIR CARA

Nëntë minuta nga fundi, kamzalinjëve u rrëshket nga dora fitorja, ku pas golit të kontestuar të Gilman Likës, vendasit lëshojnë terren dhe mbeten pa pikë

Kamza Tirana 1-2

Shënues: Manuka 10 / G. Lika 81, Morina 90

Kamza: Bytyçi, F. Tafaj, Beqiri, Cvetanovski, Mici, Ishka, Belçev, Pema (Tepshi 79), Manuka (E. Tafaj 87), Karapici (Capa 72), Malindi. Trajner: M. de Vekis

Kartonë të verdhë: Malindi, Beqiri

Tirana: I. Lika, Kalari, Dushku (Dabulla 7), Pisha, Ahmataj, Karabeci, Taku, Gjata (Cikalleshi 54), Morina, Balaj (Aziri 78), G. Lika

Trajner: H. Rubio

Kartonë të verdhë: Pisha, Ahmataj

Gjyqtarë: E. Hoxha, G. Koka, R. Çokaj ( Lezhë)

10- Kundërsulm i shpejtë i Kamzës, Karapici lëshon një top pas shpinës së mbrojtjes së Tiranës për Malindin, i cili e ndjek aksionin dhe, sapo hyn në zone, gjuan, por portieri Lika grushton bukur. Topi pëfundon te Manuka, i cili, me kthesë, me portën të boshatisur, shënon, 1-0 për blutë.

13 Gilman Lika provon të rrezikojë me një gjuajtje nga distanca, pret  Bytyçi.

22- Bala del i vetëm me portierin, gjuan, por topi grushtohet nga Bytyçi.

50 Goditje dënimi për bardheblutë. Ahmataj lëshon një top në zonë për Balën, që godet me kokë, por pret pa vështirësi Mario Bytyçi.

61 Ishka  nga distanca e godet fort topin, por portieri Lika fluturon duke e devijuar gjuajtjen.

65- Malindi, në mesfushën e Tiranës, kryen një manovër të bukur duke shmangur dy mbrojtës dhe marshon drejt portës kundërshtare. Në kufijtë e zones, Malindi godet fort, përsëri Lika tregon formën e mirë duke devijuar topin, i cili shkon te Pema, që, ndonëse i pamarkuar, e godet gabimisht topin, duke e dërguar jashtë.

69- Beqiri lëshon nga e djathta një top në zonën mike, Malindi zhytet me kokë, por sërish pret portieri Ilion Lika.

77- Bala merr një top pas shpinës së mbrojtjes së Kamzës, që e pandeh në pozicion jashtë loje. Aksionin e vazhdon Bala i vetëm me Bytyçin, por vonon, Mici vjen nga prapa dhe ia largon topin.

81- Gilman Lika ndërmerr një aksion, zhvendoset në të majtë të sulmit në afërsi të zonës dhe, me topin para, ka përballë Takun në pozicion të dyshimtë, i cili nuk e prek topin, por hap rrugën. Lika hynë në zonë dhe në pozicion diagonal gjuan dhe shënon. Por anësori Koka ngre lart flamurin që sinjalizon për pozicion jashtë loje. Bradheblutë protestojnë. Te anësori afrohet edhe gjyqtari kryesor dhe, pas konsultimeve, akordohet gol, 1-1.

89- Topin e ardhur nga këndi, në tentativë për ta goditur me kokë, Ahmataj e dërgon në rrjetë me dorë, por goli anullohet.

90- Tirana ka shansin e fundit, Cikalleshi nga e majta futet në zonë dhe afër vijës fundore kombinon me Azirin, që gjuan, topi përplaset te Bytyçi dhe kthehet te Morina, që e dërgon në rrjetë, 1-2 për bardheblutë.

Trajneri i Kmazës, Mauro de Vekis, kishte bindje se skuadra e tij i kishte të gjitha potencialet për tu përballuar me çdo kundërshtar, kështu që me bindje kërkonte kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Përpos dëshirës së trajnerit De Vekis, që mbeti 9 minuta larg realizimit, takimi mes Kamzës dhe Tiranës u fitua nga bardheblutë me rezultatin 1-2.

Ashtu si me Flamurtarin, edhe ndaj Tiranës, kamzalinjtë ndëshkohen në fund, humbje të cilat trajneri De Veksi nuk i meritonte. Ndonëse doli i fituar, trajaneri i Tiranës, Hulian Rubio, e pranoi se Kamza ishte një skuadër e mirë, që nuk e meritonte humbjen dhe barazimi mund të konsiderohej rezultat i drejtë për këtë derbi.

Kjo humbje i lëkund shumë pozitat e Kamzës për të ecur gjatë në Kupë, por duke ditur se kanë mbetur edhe tri ndeshje të tjera në Grupin A, gjithçka mund të ndodhë. Pas përfundimit të ndeshjeve të treta në grupin çerkefinal, Tirana kryeson me 7 pikë, e ndjek Kastrioti me 4 dhe më pas vijnë Kamza me Bylisin po me nga 2 pikë.

Pjesa e parë Kamza e trajnerit De Vekis e nis me ide të qarta takimin duke e kërkuar golin që në fillim. Që në minutën e pestë bardheblutë janë të detyruar të bëjnë zëvendësim, pasi mbrojtësi Dushku përplaset me Malindin dhe thyen hundën. Për Tiranën shtohen hallet, pasi në këtë takim vite me shumë mungesa.

Enco Malindi, një nga më të mirët në fushë, në minutën e 10-të bëhet nismëtari i golit për vendasit, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Ilion Lika dhe përfundon te Manuka, që me kthesë e dërgon topin në rrjetë, 1-0. Goli u jep më shumë siguri kamzalinjëve, që të vendosur mirë në fushë janë më kërkues. Gjithsesi, pjesa e parë përfundon me golin e Manukës të shënuar që në minutën e 10-të.

Pjesa e dytë Të dy trajnerët u besojnë edhe në pjesën e dytë lojtarëve që ishin në 45 minutat e para. Tirana e ka kuptuar se duhet të jetë më aktive për të shmangur humbjen. Mundësia për bardheblutë vjen që në minutën e pestë me Balën, por Bytyçi mbetet i pakalueshëm. Pas 15 minutash lojë janë kamzalinjtë që bëhen më kërkues dhe kanë disa raste shënimi: në minutën e 61-të me Ishkën, katër minuta më vonë është radha e Malindit dhe Pemës.

Në të 69-ën është sërish Malindi, por në të tre rastet protagonist bëhet gardiani bardheblu, Ilion Lika, që shpëton portën e Tiranës. Më pas vjen radha e Tiranës, ku rastin më të pastër e pati Bala në minutën e 77-të, por shkodrani heziton në finalizim.

Minuta e 81-të është fatale për Kamzën, pasi ndëshkohet nga një gol i Gilman Likës, që në fillim anullohet nga gjyqtari anësor, por pas kosultimit të kryesorit me anësorin, si dhe me gjyqtarin e katërt dhe vëzhguesit, gjyqtari Hoxha akordon sërish gol, 1-1.

Nëse në rastin e anullimit të golit kishte protesta të bardhebluve, pas akordimit të golit nisin protestat e kamzalinjëve. Pas këtij goli në radhët e kamzalinjëve mbizotëron pesimizmi dhe skuadra në mënyrë të papritur del nga binarët duke u ndëshkuar edhe me një gol të dytë nga Morina në minutën e fundit.

 

Rubio: Barazimi do të ishte rezultati normal i takimit

Morëm një fitore të vështirë, pasi Kamza kishte një ekip shumë të mirë. Kundërshtari e gjeti golin shpejt, përdori shumë mirë kundërsulmin, por edhe ne patëm rastet tona dhe në përgjithësi nuk luajtëm keq. Për mua goli i parë i Tiranës ishte i rregullt, pasi ishte një aksion individual i Likës dhe nuk kishte logjikë të anullohej. Besoj se rezultati më normal për këtë takim do të ishte barazimi, pasi Kamza luajti shumë mirë dhe bëri si duhet lojën e saj. Me bindje them se portieri ynë (Iljon Lika) ishte futbollisti më i mirë për Tiranën. Në pushim të pjesës së parë u thashë lojtarëve të jenë më të përqendruar, pasi Kamza do të përdorte kundërsulmin dhe realisht ashtu ndodhi. Tirana është e njëjtë si në kampionat dhe Kupë, por ndaj Kamzës patëm shumë mungesa dhe po të shikoje në stol kishim tre lojtarë nga të rinjtë. Tirana është e pamundur në Kupë dhe këtë rrugë do të vijojmë, por shpejt ose vonë do të vijë edhe ndëshkimi nga mungesat në grup. Por ne do të vijojmë të kënaqemi deri sa të vijë fundi.

 

De Vekis i demoralizuar nga humbja, preferon të heshtë

Deri në minutën e 81-të, në fytyrën e trajnerit italian të Kamzës, Mauro de Veksi, dukej qartë kënaqësia, pasi edhe skuadra po i bindej. Pas pësimit të golit të kontestuar, gjërat rrjedhin në kahun e kundërt dhe trajneri De Vekis nuk u beson syve sesi skudra e tij për 9 minuta shkatërron atë që ngriti për 81 minuta. De Vekis ka mbetur pa fjalë dhe në fytyrën e tij dukej qartë trishtimi. Trajneri italian është larguar i mërzitar dhe pa thënë asgjë. Gijth

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›