E Shtunë, 31 Tetor 2026

I riu plagos babane e njerken nuk i dhane para

/ /

TIRANE - Nje grindje ne familje per shkak se nuk i jepnin para te riut te papune eshte bere shkak per dhunimin e dy personave. Djali ka rrahur dhe ka goditur me sende te ndryshme babane dhe njerken e tij. Ngjarja ka ndodhur ne nje banese private ne rrugen Njazi Meka te ish-Poligoni ne Tirane dhe autori i ngjarjes Elton Meta eshte arrestuar menjehere nga efektivat e Komisariatit Nr.4. Burime nga policia thane se 26-vjecari ka thyer urdhrin e mbrojtjes te leshuar ne prill te vitit te kaluar nga Gjykata e Tiranes qe nuk e lejonte te riun tu afrohej per nje vit familjareve te tij me shume se 50 metra. Urdhri i mbrojtjes u leshua nje vit me pare me kerkese te babait te tij Skender Metes i cili pretendonte se i biri e dhunonte sistematikisht per 5 vjet me radhe pasi nuk kishte para ishte i papune dhe vidhte. Sipas vendimit te gjykates Elton Meta ushtronte dhune psikologjike dhe fizike edhe ndaj njerkes se tij Antoneta Meta dhe te vellait me te vogel Eraldit. Kur kishte dhe 3 muaj per te perfunduar afati i caktuar nga gjykata Meta e ka thyer urdhrin duke perfunduar tashme ne pranga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›