E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 10 shqiptareve, per vjedhje

ITALI - Vjedhja e makina luksoze ka cuar ne pranga 10 shqiptare. Burimet e policise italiane thane se te ndaluarit akuzohen se kane realizuar 61 vjedhje ne disa muaj. Pas hetimeve disa mujore karabinieret italiane kane bere operacionin e koduar "Shpirti i zi" qe vuri ne pranga nje bande te perbere nga 11 veta, ku vetem nje person ishte nga Polonia. Te ndaluarit e operacionit jane Ardian Hasani, 29 vjec, Artijan Kasimi, 33 vjec, Eduart Kasimi, 24 vjec, Shkelzen Cala, 33 vjec, Genti Vaphi, 31 vjec, Alfred Vathaj, 23 vjec, Hajri Cala, 19 vjec, Vath Hasani, 31 vjec, Iliri Karaj, 34 vjec, Klodian Tuga, 25 vjec. Me shqiptaret ishte dhe polaku Lonia Lakotosz, 40 vjec. Sipas policise italiane, te arrestuarit vepronin ne provincat e Savones, Pavias, Piacencas, Cuneos dhe Vareses, duke arritur qe te vidhnin ne total nje shume prej 500 mije eurosh nga muaji maj i ketij viti deri ne shtator. Grabitjet beheshin gjate oreve te nates ndersa ne te shumten e rasteve banoret e vilave ndodheshin ne gjume. Grabitesit hynin ne banesa nepermjet dritareve, grabisnin parate, telefonat celulare dhe bizhuterite e cmueshme. Me pas pasi largoheshin nga vendi i ngjarjes, ata grabitnin edhe autoveturat e pronareve te shtepive. Automjetet, qe ishin te markave te shtrenjta, perdoreshin edhe me pas ne grabitje te tjera. Policia italiane kishte nisur hetimin, pas nje vjedhjeje te ndodhur ne nje rezidence ne Pietra Ligurie. Duket se grabitesit jane diktuar nga videokamerat e vendosura brenda ne vile, te cilat i kane filmuar ata gjate momentit te vjedhjes. Duke analizuar te gjithe vjedhjen, karabinieret kane rene ne gjur,et e nje hajduti, epr te vazhduar me pas me hetimet dhe epr te zbuluar te gjithe banden. Kjo beri qe ata te realizoni n diten e djeshme operacionin "shpirti i Zi" qe coi ne arrestimin 10 shqiptareve dhe nje polaku, pjesetare te bandes.

Banda e grabitesve vepronte gjate nates. Vendqendrimi i tyre ishte ne qytetin Lodit. Me pas ata niseshin ne drejtim te krahinave te tjera te Piemontes, Ligurias. Lombardias dhe emilian romanes. Banda vepronte ne oret e para te mengjesitm, nga ora 2 deri ne 4.00. Veprimet e tyre brenda ne shtepi nuk zgjasnin me shume se sa 5-8 minuta. Ata niseshin nga vendqendrimi i tyre me dy makina, afroheshin perpara objektivit te "perzgjedhur" dhe me pas futeshin brenda duke realizuar vjedhjet. Me pas, pasi mbaronin gjithcka ata largoheshin menjehere me makinat e tyre. Nese policia arrinte qe te binte ne gjurmet e tyre, atehere automjetet e perdorura braktiseshin dhe grabitesit arrinin te fshiheshin ne pyll. Nese gjithcka shkonte mire, atehere ata drejtoheshin ne vendqendrimin e tyre, per tu pergatitur per operacionin radhes. Ka qene nje vjedhje te ndodhur ne nje rezidence ne Pietra Ligurie, qe ka zbuluar ato. Ndersa grabitesit sisin duke bere "punen e radhes", ata jane diktuar nga videokamerat e vendosura brenda ne vile, te cilat i kane filmuar gjate momentit te vjedhjes. Duke analizuar te gjithe vjedhjen, karabinieret kane rene ne gjurmet e nje hajduti, per te vazhduar me pas me hetimet dhe per te zbuluar te gjithe banden. Kjo beri qe ata te realizoni n diten e djeshme operacionin "Shpirti i Zi" qe coi ne arrestimin 10 shqiptareve dhe nje polaku, pjesetare te bandes. Operacioni u quajt keshtu, per faktin se te banda vepronte naten. Arrestimi i shqiptareve nga policia italiane u be diten e djeshme ne oren 5.00 te mengjesit. Te arrestuarit po ktheheshin serish ne vendqendrimin tyre, pasi kishin realizuar punen e tyre te radhes. Por agjentet te cilit kishin arritur qe binin ne gjurmet e tyre, i arrestuan ata me gjithe "placken" e vjedhjes se fundit.

a. cena

Te arrestuarit

Ardian Hasani, 29 vjec

Artijan Kasimi, 33 vjec

Eduart Kasimi, 24 vjec

Shkelzen Cala, 33 vjec

Genti Vaphi, 31 vjec

Alfred Vathaj, 23 vjec

Hajri Cala, 19 vjec

Vath Hasani, 31 vjec

Iliri Karaj, 34 vjec

Klodian Tuga, 25 vjec

Lonia Lakotosz, 40 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›