E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret kusheririn, e gjeti me gruan ne krevat

AREZO - Nje 23-vjecar eshte qelluar per vdekje ne banesen e te afermit te tij, pasi eshte gjetur nga autori i vrasjes nen shoqerine e gruas se tij. Mariglen Balla, eshte viktima e djeshme nderkohe qe policia italiane ka vene ne pranga autorin e dyshuar qe eshte 33-vjcari Krenar Cobo. Krimi ka ndodhur dje ne mesdite. Nderkohe qe gruaja, per t'i shpetuar vrasjes nga i shoqi eshte hedhur nga dritarja, duke marre plage te renda por pa rrezik per jeten, tha policia. Autori i dyshuar i vrasjes, Cobo eshte ndaluar dhe shoqeruar per ne kazerme nga karabinieret e Montevarchi dhe me pas eshte arrestuar me akuzen e "vrasjes me dashje". Viktima te kesaj ngjarjeje jane Mariglen Balla, 23 vjec, qe ka humbur jeten, nderkohe qe eshte ndaluar kusheriri i tij, si autor Krenar Cobo, 10 vjet me i madh se ai. Sipas te dhenave te policise, dy kusherinjte punonin bashke. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e Cobos, 22 vjece, e cila ka marre plage pasi eshte hedhur nga dritarja e shtepise, perkatesihst 3 metra lartesi dhe ndodhet e shtruar ne spital me kavilje te thyer. Sipas ndertimit te skenes se krimit te realizuar nga karabinieret, alarmin ia ka dhene 113 nje fqinj i Cobos, i cili ka degjuar ulerima nga apartamenti ngjitur, duke telefonuar policine. Brenda apartamentit, policia ka gjetur 33-vjecarin prane vitkimes, i cili kishte marre dy a me shume thika. Mesohet, nga hetimet e para, se krimi duhet te kete ndodhur per motive pasioni, pasi Cobo ka gjetur ne shtepi gruan e tij me bashkatdhetarin. Ne banese ndodheshin edhe dy femijet e ciftit, 3 e 5 vjec. Cobo se bashku me gruan dhe 2 femijet jetonin prej 6 muajsh ne Montevarchi. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›