E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 16-vjeçares, shfrytëzonte për prostitucion dy moshataret

LEZHE - Policia e Lezhës arreston një 16-vjeçare e akuzuar për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. 

Prej dy muajsh, adoleshentja nga Kruja, jo vetëm që merrej vetë me këtë aktivitet, por kishte përfshirë dhe dy shoqet e saj, duke u shndërruar në tutoren e tyre. Forcave të policisë u janë dashur 2 javë kohë për të zbuluar vendndodhjen e tre vajzave, pas denoncimit të bërë fillimisht nga familja e njërës prej të shfrytëzuarave. Gjatë kësaj kohe, tre vajzat kishin lëvizur në hotelet e Lezhës, Shëngjinit e Laçit, në kërkim të klientëve të tyre. Informacioni i parë është dhënë nga policia e Krujës, pasi e ëma e një 16-vjeçareje kishte kallëzuar zhdukjen e së bijës prej disa ditësh. Nga kërkimet si dhe shpërndarja e fotografisë së saj është mësuar se vajza e zhdukur, bashkë me dy moshataret e saj ishte parë në Qarkun e Lezhës. Policia e këtij qyteti ka nisur kërkimet, duke dyshuar që në fillim se ato mund të kishin rënë pre e ndonjë trafikanti. Mbrëmjen e së premtes është bërë gjetja e vendndodhjes së tyre, por asnjë i rritur nuk ishte me to. Pas shoqërimit në policinë e Lezhës, ato janë marrë në pyetje në zyrën e Antitrafikut, në prani dhe të një avokati të vënë nga vetë Drejtoria e Policisë. Nga dëshmia e dy vajzave ka rezultuar se prej 1 muaji ato ishin larguar nga shtëpia, duke qëndruar në Laç e Lezhë, kryesisht në hotelet përgjatë rrugës nacionale, ku gjenin dhe klientët. Sipas tyre, të gjitha fitimet i mbante shoqja e tyre, Zh.V., duke pohuar se ajo i kishte shfrytëzuar gjatë kësaj kohe. Ato kanë treguar se çdo klient paguante për 1 orë qëndrimi me to nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë. Të dhënat kanë qenë tronditëse për hetuesit, pasi vajzat kanë pohuar se brenda një muaji kanë arritur të mbledhin 700 mijë lekë, një pjesë së të cilave i kanë harxhuar. Gjatë marrjes në pyetje në prani dhe të psikologut dhe së ëmës, 16-vjeçarja ka mohuar se ishte tutore e shoqeve të saj, duke thënë se ato shkonin me dëshirë me klientë dhe jo se i detyronte ajo. Por, përballë kësaj mbrojtjeje, dy adoleshentet e tjera kanë treguar se Zh.V., i kishte mësuar si të visheshin e të qëndronin në afërsi të hoteleve e lulishteve për të tërhequr klientët, numri i të cilëve vinte në rritje. Sipas tyre, njëra prej vajzave kishte arritur të kryente marrëdhënie dhe me 8 klientë brenda në dite të vetme. Pavarësisht se avokati që mbrojti adoleshenten e Z.V., nuk e ka pranuar akuzën ndaj saj, policia ka vendosur masën e arrestit, deri në zbardhjen e të gjithë dosjes. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›