E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 24-vjeçarit të dënuar për pengmarrje

Një 24-vjeçar i dënuar për pengmarrje është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Endri Ago, 24 vjeç, i dënuar me tre vjet burg për veprën penale të heqjes së padrejtë të lirisë së personit është vënë në pranga nga punonjësit e komisariatit numër 6 në Kombinat.

Burime të policisë bënë të ditur se në momentin e arrestimit, 24-vjeçarit Ago iu gjet edhe një sasi e vogël heroine. / D.B.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›