Nicolas Sarkozy: Në Francë ka shumë të huaj
Share
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha se ka shumë të huaj në Francë dhe se sistemi për integrimin e tyre po funksionon gjithmonë e më keq.
Në një debat televiziv, Sarkozy mbrojti planin e tij për të përgjysmuar numrin e atyre që vijnë në vend si emigrantë kur të rizgjidhet.
Sipas BBC, presidenti e vlerësoi emigracionin, por tha se duhet të jetë më i kontrolluar përmes rregullave të kualifikimit.
Sarkozy, babai i të cilit ishte një emigrant hungarez, tha gjithashtu se kërkonte të kufizonte disa pagesa sociale për emigrantët që janë në vend prej 10 vitesh.