Fier, grabitet me armë një pikë lojërash fati
Një pikë lojërash fati është grabitur me armë mbrëmjen e së martës në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen Apolonia, ku sipas kallëzimit të bërë në polici nga pronari i lokalit, A.D. një person i maskuar dhe i armatosur, nën kërcënimin e armës ka vjedhur shumën prej 135700 lekësh.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /K.Thana