E Diel, 1 Nëntor 2026

Dvorani: Gjyqi ndaj Metës u mbyll pa dinjitet. Mediu duhej të ishte tërhequr nga politika pas Gërdecit

Share

Gjykatësi Ardian Dvorani, i vetmi që abstenoi në vendimin për Ilir Metën, që u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë thotë se ky proces ishte pa dinjitet, siç pranon se vetë drejtësia në Shqipëri e ka humbur dinjitetin. Duke folur për Shqiptarja.com, Dvorani thotë se: Sikur ai proces të kish vazhduar, me siguri do të kishte patur një vendim ndryshe. Nuk ka rëndësi fajtor apo jo, por me siguri do të ishte më me dinjitet!”. Ndërkohë para se të bënte këtë konstatim gjykatësi me një karrierë të gjatë thotë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg politikës. Drejtësia është një dhomë e mbushur me baltë dhe imagjino një njeri që futet aty sado i pastër do të bëhet pis. Ndaj them se duhet pastruar”, shprehet ai.

Gjykatësi bëhet më i qartë kur flet për ngjarjen e Gërdecit, në të cilën humbi jetën dhe i vëllai, që punonte në atë fabrikë për të fituar bukën e gojës. Nuk futet në arsyetime mbi korrektësinë ligjore të asaj sipërmarrjeje vrastare, por beson se shpërthimi është aksidental, e prandaj nuk konsideron fajtorë biznesmenët (për shpërthimin, kuptohet). Por një fajtor e di mirë se kush është. Më vjen keq kur e shoh këtë ministër që qesh në fushata, dhe që u fsheh pas procedurave pa patur kurajon morale të tërhiqej nga jeta publike, thotë ai. Për kë e ka fjalën? Me siguri, për ish-ministrin e mbrojtjes atëmot, që sot është ende ministër. Për Fatmir Mediun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›