E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Çarja e PD-së në tresh flet për rrënimin e saj

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Sali Berisha se ai po bllokon marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Rama tha se i vetmi program i Berishës tani është shpif, shpif se diçka do mbetet. Shpifja e ditës: Opozita bllokoi Kodin Penal! E vërteta: Opozita e përmirësoi dhe votoi kodin në seancën e parashikuar. Votuam çdo ligj me 3/5!

Shpif, shpif se diçka mbetet është programi i sotëm qeverisës i KM. Zgjedhja është e qartë: Një Rilindje Shqiptare ose ky rrënim i vazhdueshëm, shkruan Rama në reagimin e tij.

Kreu i PS tha se çarja e PD në tresh tregon për rrënimin e saj. Një qeveri që vetëm i kërkon llogari opozitës pasi vetëm shpif ndaj saj është fytyra e rrënimit. Çarja në tresh e PD flet vetë për rrënimin, shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›