Qelloi policin me leve arrestohet

Policia e Librazhdit ka arrestuar Poli Rrushi 28 vjeç me banim në Stranik të komunës Stravaj në Librazhd pasi një ditë më parë qëlloi me levë në kokë e më pas në trup punonjësin e policisë Nderim Allko 39 vjeç.
Banorët e fshatit ishin ankuar për mungesën e ujit në shkollën e Stranikut dhe punonjësi i policisë kishte shkuar atje me kërkesë të kryetarit të komunës.
Gjithçka nisi me një sherr i cili gjeneroi deri në përdorimin mjeteve të forta.
Në momentin kur efektivi i policisë ka shkuar tek çisterna e fshatit, ai është qëlluar nga pas me levë nga 28-vjeçari Poli Rrushi.
39-vjeçari Allko pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të Librazhdit, është dërguar në Tiranë për ekzaminime te specializuara mjekësore.
Ndërkohë që ndaj autorit të veprës penale është ngritur akuza e goditjes për shkak të detyrës.