Tiranë, burri masakron me thikë ish-gruan, nënë e 2 fëmijëve të mitur
TIRANE-Kati i parë i një shtëpie dy katëshe rreth orës 13 e 10 minuta të së martës në Shkozë është kthyer në një skenë krimi brenda familjes.
Haki Karoshi pas një konflikti të momentit ka qëlluar disa herë me thikë në qafë ish-gruan e tij Servete Karoshi me të cilen ishte divorcuar prej mëse dy vjetesh pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kishte vendosur që Servetes t’i lihej një dhome e ndërtesës.
Shkak i ndarjes mes ciftit prindër te dy femijëve 6 dhe 12 vjec ishin bërë dyshimet e vazhdueshme të Hakiut për tradhëti bashkëshortore. Ndërkohe Haki Karoshi ishte martuar sërish dhe në të njëjtën shtëpi me dhoma të ndara jetonte me gruan dhe ish-gruan e tij.
Sipas burimeve te policise dhe komshinjve 30-vjecarja Servete Karoshi punonte në një fabrike këpucësh prej disa vitesh dhe sipas tyre shpesh herë ishte përballur me dhune sistematike te bashkëshortit të saj.
Forcat e komisariatit 4 vetem disa minuta pas ngjarjes kane arrestuar autorin Haki Karoshi në tentative për t’u larguar. Në dëshmine e dhënë në polici Haki Karoshi ka pranuar autorësinë ngjarjes duke e justifikuar ate me gjendjen e padurueshme që ishte krijuar në shtëpine e tij. Aktualisht ne komsariatin numër katër jane shoqeruar nëna, motra dhe bashkeshortja e re e autorit të ngjarjes në cilësine e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Trupi i pajetë i Servete Katroshit është në morgun e institutit mjeko-ligjor ku po i nënshtrohet një autopsi të detajuar.
Ndërkohe hetimet vazhdojnë për të zbardhur dhe detaje të tjera të kësaj ngjarje të rëndë.
.
(d.b/News24/BalkanWeb)