E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri vjen me furtune ne policine e Korces

Korce- Viti i ri ka sjelle nje furtune levizjesh dhe ristrukturimi ne policine rajonale te Korces. Riorganizimi qe i eshte bere sektorit te kufirit, nje raund tjeter reforme dhe levizje te disa drejtuesve, kane bere qe policia e Korces te kaloje serish ethet nen uniformen e saj blu. Burime te kesaj policie thane se, qe ne ditet e para te ketij viti jane larguar nga detyra komandanti i policise kufitare ne Kapshtice, Dritan Shema, dhe ne vend te tij eshte emeruar ish-shefi i rendit ne komisariatin e Devollit, Qamil Zhgaba. Afro nje muaj qendroi ne detyre si komandant i policise kufitare ne Kapshtice, Dritan Shema dhe pa ndonje motivacion per shkelje ne detyre u largua nga drejtimi i policise kufitare ne kete dogane. Perpara tij e la detyren shefi i qarkullimit ne komisariatin e Devollit, i cili mesohet te jete transferuar ne komisariatin e Pukes. Levizjet ne drejtorine rajonale te policise Korce nuk jane mjaftuar me kaq, sepse strukturimi qe u ndermor per sektorin e policise kufitare ka sjelle jo vetem emerime te reja, por edhe ndryshime postesh e largime ne detyre. Keshtu, ish-shefi i komisariatit te Kolonjes eshte emeruar tashme nendrejtor rajonal per policine kufitare, duke lene vakant vendin e komisarit te policise per komisariatin e Kolonjes. Nderkaq, mesohet se eshte transferuar ne detyre edhe shefi i komisariatit te Korces, Ilia Nasi, i cili sipas te dhenave te para eshte emeruar pedagog ne Akademine e Rendit. Ende nuk eshte bere i ditur emri i shefit te komisariatit te Korces, qe do te zevendesoje Ilia Nasin pas afro 2 vjet qendrimi ne kete detyre. Me fillimin e vitit te ri, jo pak punonjes policie te komisariateve ne rajonin e Korces kane mesuar se duhet te lene uniformen blu per shkak te reformes. Sipas te dhenave nga burime te drejtorise rajonale te policise, rreth 15 punonjes policie nga komisariati i Korces kane dale tashme ne reforme, 5 nga komisariati i Kolonjes dhe afersisht po kaq edhe ne komisariatet e Pogradecit dhe te Devollit.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›