E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. e Drejtësisë "Ok" dëshmisë së Loshajt nga Kosova

Loshaj ka deklaruar se nuk mund të vinte në Shqipëri pasi ndihej i pa sigurt dhe se për këtë, mund të jepte dëshminë e tij nga Kosova.

Për këtë arsye, ministria jonë e Drejtësisë, i ka dërguar një letër-porosi ministrisë homologe në Kosovë, ku i bëhet një kërkesë e tillë. Tashmë çështja mbetet tek autoritetet kosovare, nëse do të vendosin apo jo për zhvillimin e kësa dëshmie.

Tre persona janë të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, përkatësisht, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, ku ky i fundit ndodhet në Britani të Madhe. Që prej vitit 1995 kur ndodhi ngjarja nuk dihet asgjë për zhdukjen e Hoxhës, me të cilin u rrëmbyen edhe Avdyl Loshaj dhe Zizo Kristopulli.

Në pyetje pritet të merret edhe Martin Miraj, ish – shefi i SHIK të Lezhës, i cili ndodhet në Itali, i cili do të japë dëshminë e tij më 8 korrik në një nga sallat gjyqësore në Gjykatën e Romës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›