Pranga 33-vjeçarit, kapet me heroinë
Në orët e para të ditës së sotme një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme droge.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Edmond Basha, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur 25 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.
Arrestimi ndodhi në lagjen 28 Nëntori në Elbasan, ndërsa gjatë kontrollit 33-vjeçarit i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë.