Ambasadori hungarez: Biznesmenët e huaj nuk gjejnë ambient miqësor për të investuar këtu
Biznesmenët e huaj nuk gjejnë në Shqipëri një ambient miqësor për te investuar. Këtë deklarate e ka bre gjate një forumi biznesi, ambasadori hungarez ne vendin tone, Janos Huszar. Nga ana tjetër, ai nuk ka lënë pa dhënë edhe disa këshilla për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ambienti për investime në Shqipëri nuk është miqësor. Ne hasim probleme në praktike me procedurat e investimeve. Nëse rrethanat do të ishin si në vendet më të zhvilluara, siç janë Franca, Gjermania, Austria, atëherë dhe situata do të ishte ndryshe. Pra, më e sigurt për investitorët. Shqipëria është një vend që ka një kapital të vogël, por duke e përqendruar atë kapital në degë të rëndësishme mund të krijojë biznese të cilat do të sigurojnë të ardhura të mira, u shpreh Janos Huszar. Ndërkohë që organizatori i këtij takimi, kryetari Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, theksoi se marrëdhëniet ekonomike me shtetin e Hungarisë po bien. Një element tjetër që Jaka vuri në dukje, ishte edhe mungesa e investitorëve strategjikë në vendin tonë./vizion plus