Durrës, aksident rrugor, 2 të plagosur
Dy persona janë në gjendje të rëndë pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në orët e vona të mbrëmje së djeshme në aksin Tiranë Durrës. Në aksident u përfshin tre automjete që udhëtonin në drejtim të Durrësit.
Sipas policisë Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin po udhëtonin me një autoveturë tip Fiat, kur janë goditur nga dy automjete të tjera përkatësisht tip Benz dhe tip Ford.
Gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip Fiat, Gazmend Gjoka është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Goxhas, 10 km larg qytetit të Durrësit.