Ina Rama: “Dosja Durrës-Kukës, është çështje e mbyllur”
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Kryeprokurorja Ina Rama u ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë hetimeve dhe akuzave të hedhura për abuzimet me rrugën Durrës-Kukës. Pas një takimi me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian, Rama ka deklaruar se vendimi i Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë është i formës së prerë dhe nuk lë vend për ta diskutuar. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e konsideron të mbyllur çështjen penale që ishte hapur nga organi që ajo drejton, pas vendimit që mori Gjykata e Lartë. Ajo theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për hetimet që lidhen me segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash” konsiderohet një vendim i formës së prerë. Pohimi i Ina Ramës u bë dje, pasi ajo ishte e pranishme në një seancë dëgjimore me këshilltarë të Bashkimit Evropian, ku u diskutua për reformat në drejtësi. Kryeprokurorja nuk ka preferuar ta komentojë shumë përgjigjen e dhënë në lidhje me pyetjen për vendimin e gjykatës, madje ajo nuk ka preferuar që t u përgjigjet edhe pyetjeve të tjera të drejtuara pas përfundimit të takimit.
Deklarata
Deklarata e lëshuar dje nga Kryeprokurorja u ka dhënë fund shumë akuzave dhe kundërakuzave të hedhura kohët e fundit nga politika dhe opinioni publik. Shumë herë është përfolur për rihapjen e hetimeve nga ana e prokurorisë duke bërë edhe një herë analizën e fakteve të deritanishme. Por deklarata e Ramës ka përforcuar faktin se hetimet për abuzimet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës mund të hapen vetëm në rast të ndonjë denoncimi nga ana e KLSH, e cila është e vetmja mundësi për rihetimet, pasi Gjykata e Lartë i ka bllokuar mundësinë Prokurorisë për rinisjen e hetimeve kryesisht. Gjykata e Lartë në vendimin e saj është shprehur se komunikimi i akuzave ndaj të pandehurve dhe përpilimi i kërkesës për gjykim është bërë jashtë afateve të hetimit ndaj edhe gjykimi nuk mund të vazhdonte. Sipas arsyetimit të Kolegjit Penal, Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit u kanë dhënë fund hetimeve që në datë 6 nëntor, ndërkohë që komunikimi i akuzave dhe dorëzimi i kërkesës për gjykim është bërë pas kësaj date.
Vendimi
Edhe pse Ina Rama ka pranuar publikisht mbylljen e çështjes “Durrës-Kukës”, në Gjykatën e Lartë mbetet ende i hapur një proces gjyqësor që ka si qëllim vlefshmërinë e komunikimit të akuzave dhe kërkesës për gjykim. Një tjetër Kolegj Penal, i ndryshëm nga ai që “shqyrtoi çështjen nga themeli”, do të japë vendimin në lidhje me vlefshmërinë e kërkesës për gjykim dhe komunikimit të akuzave ministrit Lulzim Basha. Nëse edhe ky Kolegj do të japë një vendim në favor të të pandehurve, atëherë kjo çështje quhet e kapitulluar në Gjykatën e Lartë, por në të kundërt, nëse vendimi është në favor të Prokurorisë, atëherë këtyre të fundit u lind e drejta që t i drejtohen Kolegjeve të Bashkuara për të marrë një zgjidhje për çështjen. Rekursi i Prokurorisë është dërguar, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjyqtares Fatmira Hajdari për pavlefshmërinë e akteve të komunikimit të akuzës për Lulzim Bashën.
Kryeprokurorja
Prokuroria nën presion
Burimet e informacionit bëjnë me dije se Kryeprokurorja Ina Rama në takimin e djeshëm është shprehur se organi i akuzës ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave politike. Por sipas saj, nga ana e institucionit që ajo drejton është mbajtur një qëndrim korrekt dhe pa ndikime nga politika. Sipas burimeve, mësohet se prokurorja e Përgjithshme ka ritheksuar para diplomatëve evropianë faktin se institucioni i Prokurorisë është gjendur vazhdimisht në presionin e politikës dhe qeverisë, si pasojë e çështjeve që janë vënë nën hetim, por edhe nën presionin e publikut, i cili sipas saj, ka pritur rezultate konkrete për luftën ndaj korrupsionit. Ata kanë kërkuar të mësojnë konkretisht edhe për hetimet dhe presionet e mundshme ndaj Prokurorisë për çështjen e Gërdecit.
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e konsideron të mbyllur çështjen penale që ishte hapur nga organi që ajo drejton, pas vendimit që mori Gjykata e Lartë
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009