Rama: Jo centrali bërthamor në Shkodër
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste nuk do të lejojë që në Shkodër të ndërtohet një central atomik. Edhe nëse Qeveria aktuale zyrtarizon vendimin e saj PS me ardhjen në pushtet, do ta prishë këtë marrëveshje. Ky premtim është bërë dje nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, në vijim të turit të prezantimit të Programit Qeverisës. Rama theksoi se centrali atomik është një projekt si në rastin e TEC-it në Vlorë për të cilin Berisha në 2005-ën premtoi referendum që nuk e bëri asnjëherë. Kjo deklaratë e Berishës, tha ai, ishte një premtim elektoral ashtu siç mund të jetë dhe projekti për Shkodrën. Rama u përqendrua në vijim tek politikat që parashikon programi qeverisës i PS-së, për rritjen e numrit të të punësuarve. Ai theksoi edhe njëherë se punësimi do të jetë kryefjala e përpjekjeve të socialistëve. Kryetari socialist tha se ka ardhur koha t i japin qeverisjes sonë, fuqinë e bashkimit të ri përtej së majtës dhe të djathtës, duke i dhënë jetë një politike të re që i jep fund ndasive që kanë në thelb të shkuarën.
Deklarata
“Pas 68 ditësh, ne do ta dëbojmë këtë fanatizëm ndiellakeq të centralit bërthamor nga dyert e këtij qyteti, që nuk mund të bëhet kurrë Gërdeci i Evropës dhe do ta mbyllim një herë e mirë në arkivin e gafave 18-vjeçare të politikës së vjetër idenë marroqe të centralit bërthamor në Shkodër. Kur Sali Berisha të vij këtu pas pak ditësh dhe t ju thotë se nuk e bëmë centralin pa qenë ju dakord, mos harroni se po kështu ju tha vlonjatëve 4 vjet më parë për TEC-in, kur i duheshin votat dhe pastaj i rrahu dhe i futi në burg, sepse i kërkuan të mos e ndërtonte TEC-in pa mbajtur fjalën e dhënë për të bërë referendumin”, - tha ai.
Duke folur për Programin e Ri Qeverisës, Rama u përqendrua tek politikat e reja për rritjen e numrit të të punësuarve në vend. Punësimi, premtoi kryesocialisti, është kryefjala e Programit të Ri të socialistëve: “Punësimi do të jetë për ne kryefjala e përpjekjes tonë dhe çdo i papunë do të jetë njëri ndër ne në nevojë për ndihmë. Arsim kundër papunësisë, nxitje e sipërmarrjes prodhuese në vend kundër papunësisë, fshat i mbështetur fuqishëm nga qeveria kundër papunësisë, turizëm i zhvilluar kundër papunësisë, ndihmë ekonomike kundër papunësisë” – renditi Rama prioritetet e qeverisjes së tij. Ai theksoi më tej se është koha t i japim fund kësaj politikës së vjetër të premtimeve të pambajtura. Kreu i selisë rozë theksoi se qeverisja e së nesërmes ka fuqinë e bashkimit të ri, përtej të majtës dhe të djathtës, për një politikë të re që i jep fund dasisë dhe sherreve në emër të së shkuarës dhe hap një faqe të re komunikimi dhe respekti të ndërsjelltë mes nesh, në shërbim të së ardhmes tonë.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009