E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm italian: “Nuk ka migrim nga Shqipëria”

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, deklaroi se nuk ka migrim nga Shqipëria. Deklarata është bërë gjatë fenomenit të migracionit ilegal. Sipas tij, në drejtim të Italisë dhe si rrugë zgjidhje të këtij fenomeni ai përmendi rastin e Shqipërisë, ku me nota pozitive theksoi se nga brigjet e këtij vendi dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion është në kuotat zero. Këtë rast të Shqipërisë e përmendi në diskutimin e tij edhe Drejtori i Përgjithshëm i ICPMD -së. Dy ditë më parë u organizua në Roea konferenca Ndërmesdhetare mbi Emigracionin dhe Sigurinë e Kufijve. Në këtë konference morën pjesë Drejtuesit e Policisë Kufitare të gjitha vendeve mesdhetare si dhe disa vende të Afrikës dhe Azisë. Konferenca u hap nga drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit të Italisë, prefekti Rudolfo Ronconi. Më pas ajo u përshëndet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Antonio Manganelli, si dhe ministri i Brendshëm Roberto Maroni. Gjatë dy ditëve të konferencës folën delegatë nga shumë vende dhe nga diskutimet e tyre u përvijuan drejtimet e flukseve ilegale emigratore nga vendet e Azisë e Afrikës në drejtim të Evropës. Nga diskutimet e vendeve të origjinës, të transitit të destinacionit u përvijuan këto drejtime: Pakistan, Iran, Turqi, Greqi, Itali. Një linjë tjetër Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Hungari. Linjë trafiku është cilësuar Turqi, Greqi, Itali, vende të ndryshme të Afrikës, Libi, Itali. Dhe së fundi vende të ndryshme të Afrikës, ishujt Kanarie Spanjë. Gjatë konferencës përfaqësuesi grek vuri në dukje se nga Turqia shkonin drejt vendit të tij afganë, kinezë, irakianë, pakistanezë, indianë, nepalezë etj. Ai theksoi se vazhdon emigracioni ilegal nga Shqipëria, vetëm shqiptarë dhe jo shtetas të tjerë, por me këtë vend kemi marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi lidhur sidomos me kontrollin e alternuar të kufirit të përbashkët. Gjatë gjithë diskutimeve të paraqitura në hartë u vu re dhe u provua qartë se harta e Shqipërisë ishte tërësisht jashtë transitimit të emigracionit ilegal në drejtim të vendeve të BE-së.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›