Pranga 4 shtetasve për shpërndarje droge

Fillimisht u arrestuar shtetasi Ledio Qamil Tufa, 23-vjeç, banues në Tiranë si dhe Urim Brahim Lita, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u arrestuan pasi gjatë një kontrolli personal u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre qese të mbyllura me djegie, ku brenda tyre kishte pluhur ngjyrë bezhë, me një sasi prej 0.9 gram, me gjithë ambalazh, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 7 telefona celularë të markave të ndryshme dhe 37 500 lekë.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit, Roland Mustafa Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë, si dhe Xhulio Robert Xhaferri, vjec 20, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është ndaluar, mjeti “Volvo” taksi, me targë TR 163 C, me drejtuers shtetasin Roland Hoxha, shtetasi Xhulio Xhaferri ku gjatë kontrollit te mjetit, poshtë sedijes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në një qese me 526 gram bimë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.
Pas kontrollit ne banesën e shtetasit Xhulio Xhaferri, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese farmacie me një sasi prej 8.4 gram bimë e dyshuar Canabis Sattiva. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 534.4 gram me gjithë ambalazh, bime e dyshuar e llojit Canabis Sattiva, një automjet tip “Volvo” me targë Tr 163 C, tre telefona celularë si dhe 22 000 lekë e 75 Euro./S.Ll/Start/
2011-01-27 14:35