E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndërtimorët mos të prishin objektet në legalizim”

23/11/2009  Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t Elbasan deklaratë: Askush të mos dalë mbi ligjin

DURRES- Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t qarku Elbasan ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka qetësuar personat që kanë aplikuar për legalizim se objektet e tyre nuk do të cenohen edhe sikur të ketë vendime të KRRT-ve lokale.

Deklarata

“Agjencia e Legalizimit në Elbasan njofton qytetarët dhe ish-pronarët e trojeve ku janë ngritur ndërtime pa leje, inspektoratet ndërtimore të njësive vendore se në bazë të ligjit askush nuk ka të drejtë të dalë mbi të, cilido qoftë ky: qytetar që ka bërë ndërtim pa leje, ish – pronar trualli të zënë, inspektorate të Policisë Ndërtimore, titullarë të zgjedhur vendorë etj. Sipas ligjit të vitit 2006 “Për legalizimin, urbanizimin, dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” qytetarët që janë në proces legalizimi janë të mbrojtur nga ligji, derisa institucioni i ALUIZNI-t të shprehet për finalizimin ose jo të procesit për ato ndërtime, dhe nuk mund të cenohen apo të prishen cilido qoftë arsyetimi i njësive vendore. Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe do të zbatohet nga të gjithë shtetasit në Republikën e Shqipërisë. I bëjmë thirrje pushtetarëve vendore që të jenë mbështetës të fuqishëm të procesit të legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura në territoret që ata administrojnë. Gjithashtu ju bëjmë thirrje qytetarëve që janë në fazën përmbyllëse të legalizimit që të shlyejnë faturat financiare sepse çdo zvarritje sjell pasoja negative. Institucioni i ALUIZNI- t qarku Elbasan ka qenë, është dhe do të jetë shumë bashkëpunues me të gjithë njësitë vendore dhe me të gjithë qytetarët qofshin këta pronarë apo aplikantë për legalizim”. Po kështu ALUZINI në Elbasan sqaron se 6 familjet në proces legalizimi që preken nga ndërtimi i pallateve të strehimit nuk duhet të cenohen derisa të ketë një marrëveshje institucionale dhe procedurat për marrëveshjen midis bashkisë dhe familjeve duhet të bëhet noteriale që të jetë ligjore. Në Elbasan numërohen rreth 18500 objekte për t’u legalizuar, ndërsa vetëm në bashki 8500 të tilla.

Fenomeni i dëmtimit ekonomik të shtetit në gati 30% të njësive të qeverisjes vendore

Auditi i prefekturës Fier: Të

mblidhen detyrimet ndaj shtetit

FIER- Zyrtarët dhe punonjësit e njësive vendore dhe institucionet vendore, të cilat janë konstatuar me shkelje nga kontrolli i Auditi i Brendshëm i prefekturës duhet të shlyejmë dëmin e madh financiar që i kanë shkaktuar shtetit. Ata nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit, sipas përgjegjësit të sektorit të Auditit të Brendshëm të prefekturës Dervish Bare. Borxhet e prapambetura duhet të shlyhen, ndërkohë që fenomeni i dëmtimit ekonomik të shtetit ka ndodhur në gati 30% e njësive të qeverisjes vendore. Mundësia e paktë e vjeljes së këtyre detyrimeve sipas Bares ka qenë për mungesë të punonjësve, por edhe largimit të tyre jashtë vendit, por edhe nga një qytet në tjetrin. “Kjo dukuri ka ndodhur pasi shumë persona janë larguar jashtë vendit, disa prej tyre janë larguar nga një qytet në tjetrin”, –ka thënë Bare, megjithatë duke qenë brenda territorit të Shqipërisë, duhet t’u bëhet e ditur borxhi që kanë ata ndaj shtetit në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë kjo debi. Zyra e përmbarimit do lek që të merret me këtë punë, domethënë me mbledhjen e borxhit që i kanë zyrtarë apo institucione të veçanta shtetit sipas kontrollit të Auditit. Përmbarimi deri tani mbledh detyrimet e komunave të dala nga një proces gjyqësor. Personat që kanë detyrime shtetit janë larguar ose janë firma ndërtimi që kanë vajtur në Tiranë”.

Për mbledhjen e këtyre detyrimeve që i kanë shtetit, sipas Bares duhet të vihen në lëvizje shumë struktura për të mbledhur këto detyrime”. “Nuk do rreshtim së mbledhuri këto detyrime”,- thotë Bare. Duhet çuar akti i detyrimeve në degën e Tatim-Taksave dhe ne do ta bëjmë”. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›