Shqiptarët e Kamorrës, “yje” që ndrijnë në “qiejt” e mafies
23/11/2009 Lidhja e shqiptarëve me organizatën mafioze. Ekzekutimet për pushtet
Zhvillimet e muajve të fundit në botën e mafies shqiptare e asaj italiane kanë nxjerrë në pah disa prej fijeve lidhëse mes tyre, ndonëse raportet janë të zhdrejta. Nëse në Itali Kamorra po luftohet nga koka, ku përmenden arrestimet e disa bosëve italianë, policia ka mundur të zbulojë disa elementë shqiptarë që marrin pjesë në këtë organizatë të mirëfilltë të krimit të organizuar. Por puna tek pala shqiptare qëndron ndryshe sepse ekspertët e agjencive ligjzbatuese vetëm sa kanë gërvishtur disa copëza. Më konkretisht, pak ditë më parë policia italiane arrestoi një prej drejtuesve të Kamorrës, Pasquale Russo. Gjithashtu së fundmi, bosi i mafies së Napolit, "Kamorra", është arrestuar në provincën Kacerta, pas gjashtë vitesh në arrati. Rafaele Diana, 56 vjeç, konsiderohet si një ndër mafiozët më të rrezikshëm të klanit të Kamorrës. Shqiptarët rezultojnë si ushtarë të devotshëm të këtij klani. Ndihmojnë në trafikimin e heroinës, armëve dhe prostitutave, duke u përjashtuar disi vetëm nga linja e kokainës, që sipas medias italiane kontrollohet nga serbët. Kohët e fundit ka pasur sakrifikime në radhët e këtyre ushtarëve, teksa kokat ende mbeten mister për policinë. Kjo e fundit vuri në pranga 14 kamorristë, të cilët kishin kryer disa vrasje. Mes viktimave të shumtë ishin edhe Artur Kazani e Zyber Dani, të vrarë në 14 gusht të vitit të kaluar, teksa 3 ditë më vonë Ramis Doda u gjet i vrarë me pistoletë. Ekzekutorët e shqiptarëve kapur pak ditë më parë rrëfyen se kishin marrë urdhër të pastronin zonën nga disa kryengritje të veçuara, jashtë linjës së Kamorrës. Sakaq, mediat e përtej Adriatikut shkruajnë se Eris Frashëri, 22 vjeç dhe Sotiraq Nano, 24 vjeç, të dy nga Berati, e fituan një vend special në diellin e mafies qëkur kryen një vrasje spektakolare dhe morën me vete kokainën. Me një pistoletë “Magnum 357” qëlluan mbi dy bashkëpatriotin e tyre, Veldin Serdarin, 23 vjeç dhe plagosën rëndë Ervis Dervishin, 18 vjeç. Pasi kryen këtë ekzekutim të përkryer, vrasësit nuk harruan të merrnin kokainën që kishin viktimat në makinë. Vlera e drogës i kapte 2 milionë euro nëse shitej në treg. Nga hetimet rezulton ata janë stabilizuar në Torino, ku pas shitjes së sasisë së madhe të kokainës, kanë krijuar aleanca me grupe të tjera mafioze shqiptare dhe marokene, por që mbetën në rrjetet e Kamorrës. Egërsia me të cilën bosët shqiptarë ndëshkojnë të pabindurit si dhe lidhjet ndërkontinentale me eksportuesit më të mëdhenj të kokainës dhe heroinës janë dy prej cilësive unike të grupeve mafioze shqiptare, ç’ka i bën ata më të paprekshëm se kurrë.