E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen në kërkim autorët e zjarrit në Pezë

Autori i Lajmit: red.
Policia identifikon autorët e zjarrvënies në Pezë. Burime zyrtare nga uniformat blu bënë të ditur se dyshohen si autorë të kësaj ngjarjeje Ramadan Prini, 26-vjeç, dhe Xhemali Prini, 61-vjeç. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të dyshuarit kanë shkaktuar zjarrin paraditen e djeshme në kodrat e fshatit Palaq, të komunës Prezë, një fshat rreth 26 km larg Tiranës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se zjarri është shkaktuar kur këta shtetas u kanë vënë flakën barërave të thata duke dashur t i djegin. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat policore shkuan menjëherë në vendngjarje duke bërë evakuimin e menjëhershëm të zonës, ndërkohë që kanë qenë edhe fshatarët që kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë Dilaver Laçi, drejtori i përgjithshëm i zjarrfikëseve pranë Ministrisë së Brendshme tha se banorët e zonës janë vënë në ndihmë të forcave zjarrfikëse për të fikur zjarrin. I njëjti burim tha se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Ndërkaq në ndihmë të uniformave dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë dalë nga shtëpitë dhe janë munduar për shuarjen e zjarrit që kishte pushtuar kodrën, mbi banesat e tyre.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›