E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia e con ne depresion, tenton flijimin

Elbasan- Bie ne depresion, tenton t'i jape fund vetes me vetehelmim. Bujar Shkoza, 34 vjec, me banim ne lagjen "Vullnetari" ne Elbasan, u gjet ne gjendje kome dje, ne oret e para te mengjesit, teksa kishte pire 4 tableta fostoksine. Akti flijues u kap shpejt nga familjaret, te cilet e derguan me urgjence ne spitalin e Elbasanit. Pacienti iu nenshtrua terapise me antidote, megjithate ende eshte ne gjendje serioze per jeten. Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili arriti ne perfundimin se 34-vjecari, e ka ndermarre aktin ekstrem ne kushtet e tronditjes se rende nervore, per shkak te depresionit. Sipas informacioneve te marra nga grupi hetimor, dyshohet se shkak i vetehelmimit kane qene problemet familjare dhe gjendja e veshtire ekonomike. Bujar Shkoza, rezulton i martuar dhe baba i nje femije. Prokuroria ka nisur ceshtjen penale te "shkaktimit te vetevrasjes".

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›